Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjyqi ndaj ish-presidentit në fushatat elektorale të kandidatëve Trump dhe Biden

2024/05/30 at 5:15 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjyqi ndaj ish-presidentit në fushatat elektorale të kandidatëve Trump dhe Biden

Juria në gjyqin penal kundër ish-presidentit Trump është tërhequr për të marrë një vendim nëse ai është ose jo fajtor mbi akuzat për manipulim të të dhënave të biznesit. Zoti Trump akuzohet se regjistroi në mënyrë të paligjshme, si shpenzime ligjore një pagesë, bërë ish-yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels, për të siguruar heshtjen e saj mbi një marrëdhënieve të dyshuar seksuale që ajo thotë se ka patur me të. Sipas aktakuzës kjo gjë u bë me synimin për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2016, kur zoti Trump kandidonte për president. Ndërkohë siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns, ambjentet jashtë gjykatës së Nju Jorkut, u shndërruan në skenë aktivitetesh elektorale në kuadër të fushatës presidenciale.


Gjatë pjesës më të madhe të gjashtë javëve të fundit, Donald Trump është ankuar se akuzat ndaj tij janë politike.

“Nuk ka pasur kurrë diçka të tillë në historinë e vendit tonë. Ky është një manipulim, një ndërhyrje në zgjedhje e një niveli që nuk ka ndodhur kurrë më parë”, tha ai.

Zyrtarët e fushatës së Presidentit Joe Biden kanë zgjedhur kryesisht të mos komentojnë rreth gjyqit të kundërshtarit të tij politik. Deri këtë javë…përpara një paraqitjeje jashtë dyerve të gjykatës në Nju Jork, si pjesë e fushatës së zotit Biden, të aktorit Robert De Niro.

“Kur Trump kandidoi në vitin 2016 u duk si një shaka. U tha se nuk do të ndodhte kurrë që ky kloun që kandidonte për president, të fitonte. I kishim harruar mësimet e historisë që na tregonin për klounët e tjerë të cilët nuk i morëm seriozisht, derisa u bënë diktatorë të egër. Trumpi ka një shans të dytë dhe askush tashmë nuk po qesh”, tha ai.

Këshilltari i zotit Trump, Jason Miller, thotë se kjo tregon se ish-presidenti ka patur të drejtë gjatë gjithë kohës.

“Njerëzit e Bidenit më në fund e bënë një gjë të tillë. Pas disa muajsh që thanë se politika nuk kishte të bënte me gjyqin, ata u shfaqën dhe zhvilluan nje aktivitet në Manhatan, aty ku po mbahet gjyqi për Presidentin Trump”, tha ai.

Aktori De Niro ka lexuar zërin e një reklamë të re nga fushata e presidentit Biden, ku theksohet se zoti Trump ” është një person i paekuilibruar dhe i rrezikshëm, e në kërkim të pushtetit, që kur humbi zgjedhjet e vitit 2020″.

“Tashmë ai kandidon sërish. Kësaj radhe duke kërcënuar se do të bëhet diktator, për të “vrarë”, Kushtetutën”, thuhet në reklamën e fushatës së zotit Biden, lexuar nga aktori De Niro.

Në reklamë është përfshirë dhe një nga deklaratat e bëra nga zoti Trump.

“Nëse nuk zgjidhem, do të ketë gjakderdhje“, tha ai.

Me tej teksti i reklames vazhdon:

“Trump po kërkon hakmarrje dhe nuk do të ndalet para asgjëje deri sa ta bëje një gjë të tillë”, thuhet me tej në reklamë e fushatës të zotit Biden.

Nga ana tjetër fushata e zotit Trump thotë se zoti Biden po përpiqet të largojë vëmendjen e votuesve nga dështimet e tij.

“Sepse Joe Biden është i dobët, ai është bërë për të ardhur keq. Ai është një kërcënim për demokracinë, jo vetëm për shkak të përdorimit të sistemit tonë të drejtësisë, por për shkak të politikës se kufijve tërësisht të hapur që po lejojnë një pushtim masiv të këtij vendi nga persona të paligjshëm – terroristë e kriminelë. Ekonomia jonë po rrënohet. Ne po shkojmë drejt Luftës së Tretë Botërore. Këto janë çështjet për të cilat interesohen realisht amerikanët”, tha Karoline Leavitt, zëdhënëse e fushatës së zotit Trump.

Një sondazh i medias kombëtare publike ‘PBS’, radios publike ‘NPR’, si dhe institutit ‘Marist’ mbi opinionin publik, gjen se shumica e votuesve amerikanë nuk po e ndjekin gjyqin në Nju Jork. Juria pritet të përcaktojë nëse do ta shpallë të pafajshëm zotin Trump, ish-presidentin e parë amerikan ndaj të cilit është zhvilluar një gjyq penal, apo fajtor, duke e bërë atë një person me precedent penal, që kandidon për president./VOA



Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 9 korrik 2026

9 Korrik, 2026 7:50 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

9 Korrik, 2026 7:47 am
Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA nis sulmet kundër Iranit

8 Korrik, 2026 11:05 pm
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
Kryesore

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

8 Korrik, 2026 9:41 pm
39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
Aktualitet

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

8 Korrik, 2026 8:47 pm
Auto-Skicë
Politikë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

8 Korrik, 2026 7:06 pm
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
Sport

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

8 Korrik, 2026 5:45 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Para
Euro 2024/ Publikohet kënga zyrtare që do shoqërojë Kombëtaren Shqiptare

Euro 2024/ Publikohet kënga zyrtare që do shoqërojë Kombëtaren Shqiptare

Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion

Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion

Sllovenia njeh shtetin e Palestinës

Sllovenia njeh shtetin e Palestinës
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit, 9 korrik 2026

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
9 Korrik, 2026

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash prej...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 22 nëntor 2023
9 Korrik, 2026

Dashi Ditë e kënaqshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjërat do ju ecin më se...

Lexo më shumë

SHBA nis sulmet kundër Iranit

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
8 Korrik, 2026

SHBA-të nisën një tjetër raund sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi Presidenti Donald Trump tha se armëpushimi...

Lexo më shumë

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
8 Korrik, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale që pretendon se i është dërguar prej “diplomatit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}