Tre persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar me grushte Sokol Mëngjesin, një nga avokatët e Sali Berishës.
Mëngjesi ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Ndërkohë polica ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorët.