Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohin shtetin palestinez

2024/05/28 at 8:47 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohin shtetin palestinez

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia do ta njohin të martën edhe zyrtarisht shtetin palestinez. Ky vendim është dënuar ashpër nga Izraeli dhe është parë si “shpërblim” për Hamasin, grupin palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, që udhëheq Gazën.


Këto tri shtete evropiane besojnë se iniciativa e tyre ka ndikim të madh dhe që do t’i inkurajojë edhe vendet tjera të veprojnë njëjtë. Ato përmendin edhe rolin historik të Norvegjisë dhe Spanjës në avancimin e përpjekjeve për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Më 1991, dy palët janë ulur së bashku, për herë të parë ndonjëherë, në konferencën për paqe në Madrid, e cila më pas ua ka hapur rrugën të ashtuquajturave Marrëveshje të Oslos, të nënshkruara më 1993.

“Njohja e shtetit palestinez ka të bëjë me drejtësi për popullin palestinez”, ka thënë ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, të hënën në Bruksel. Sipas tij, ky vendim përbën “garancinë më të mirë të sigurisë për Izraelin dhe është absolutisht thelbësore të arrihet paqja në rajon”.

Planet për njohje të shtetit palestinez janë prezantuar javën e kaluar përmes një njoftimi të koordinuar në mes të tre kryeministrave.

Dallimet brenda BE-së

Norvegjia e ka informuar kryeministrin palestinez Mohammed Mustafa në fundjavë se vendimi për njohje të shtetësisë do të hyjë në fuqi të martën. Ndonëse Sllovenia ka nisur, po ashtu, procesin e njohjes së shtetit palestinez, ky rast ka nxitur mospajtime të thella brenda Bashkimin Evropian me 27 shtete anëtare.

Spanja dhe Irlanda janë pjesë e bllokut evropian. Për dekada, njohja formale e shtetësisë palestineze ka qenë pika ku kanë dështuar bisedimet për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Uashingtoni dhe shumë shtete evropiane kanë thënë se janë të gatshme që një ditë të njohin shtetësinë palestineze, mirëpo jo para se të arrihet një marrëveshje për çështjet e ndjeshme sikurse statusi i Jerusalemit dhe përcaktimi i kufijve.

Mirëpo, përkeqësimi i situatës në Gazë ka shtuar thirrjet që palestinezët të kenë shtetin e tyre. Brenda BE-së, shtetet sikurse Franca besojnë se ende nuk ka ardhur koha për të vepruar ashtu, derisa Gjermania beson se njohja duhet të ndodhë pas negociatave që zhvillojnë dy palët.

Vendimi i së martës nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia do të nënkuptojë që 145 prej 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, tani e njohin shtetin palestinez. Aty përfshihen shumë shtete të Lindjes së Mesme, të Afrikës dhe Azisë, por jo Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, shumica e vendeve të Evropës, Australia, Japonia dhe as Koreja e Jugut.

Më 2014, Suedia është bërë shteti i parë i BE-së që e ka njohur shtetësinë palestineze, duke vepruar njëjtë sikurse gjashtë shtete evropiane, të cilat e kanë marrë atë vendim para se t’i bashkoheshin bllokut evropian: Bullgaria, Qiproja, Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Rumania.

‘Shpërblim për Hamasin’

Vendimi i javës së kaluar nga Madridi, Dublini dhe Osloja, ka provokuar përgjigje të ashpër prej Izraelit.

Të hënën, ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka thënë se e ka njoftuar konsullatën e Spanjës në Jerusalem që të ndalojë ofrimin e shërbimeve konsullore për palestinezët në Bregun Perëndimor prej 1 Qershorit, si “masë ndëshkuese preliminare”.

“Ne nuk do të lejojmë dëmtimin e sovranitetit dhe sigurisë së Izraelit”, ka thënë ai, duke e përshkruar njohjen e shtetësisë palestineze si “shpërblim për Hamasin”, sulmet e të cilit, të kryera më 7 tetor të vitit të kaluar, kanë nxitur luftën në Gazë.

Militantët e grupit kanë hyrë në jug të Izraelit atë ditë dhe kanë kryer sulm që ka rezultuar me më shumë se 1.200 persona të vrarë, kryesisht civilë, dhe marrjen peng të rreth 250 të tjerëve.

Izraeli, më pas, ka nisur fushatë ushtarake në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të Hamasit. Si pasojë e sulmeve hakmarrëse janë vrarë më shumë se 36.000 palestinezë në Gazë, kryesisht civilë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Të shtunën, ministrja e Mbrojtjes së Spanjës, Margarita Robles e ka akuzuar Izraelin për kryerje të “genocidit të vërtetë” në Gazë. Deri më tani, një gjuhë e tillë është dëgjuar vetëm prej ministrave të së majtës ekstreme në koalicionin qeverisës në Spanjë, por jo edhe prej Partisë Socialiste.

“Disa e kanë parë vendimin tonë për të njohur shtetin e Palestinës si shpërblim për terrorin. Asgjë nuk mund të jetë më larg të vërtetës sesa kjo”, ka thënë ministri i Jashtëm irlandez, Micheal Martin, të hënën.

Me këtë vendim, Dublini, Madridi dhe Osloja dëshirojnë “të shohin marrëdhënie të normalizuara në të ardhmen në mes të dy popujve” dhe për të zbatuar zgjidhjen me dy shtete, ka thënë ai./REL



Ju sugjerojmë

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”
Aktualitet

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

19 Shtator, 2025 10:19 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Aksident i rëndë në Vorë, një i vdekur dhe dy të plagosur

19 Shtator, 2025 10:00 am
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: Franca do e njohë Palestinën për të izoluar Hamasin

19 Shtator, 2025 9:14 am
Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar
Bota

Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar

19 Shtator, 2025 9:14 am
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Aktualitet

Regjistrimi digjital i pronave, Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania

19 Shtator, 2025 8:14 am
Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu
Aktualitet

Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu

19 Shtator, 2025 8:11 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

19 Shtator, 2025 8:06 am
A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….
-U tha në Opinion

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….

18 Shtator, 2025 10:38 pm
Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon
-U tha në Opinion

Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon

18 Shtator, 2025 10:25 pm
Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse…
-U tha në Opinion

Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse…

18 Shtator, 2025 10:20 pm
Para
Cilin drejtim po merr politika e BE për Lindjen e Mesme?

Cilin drejtim po merr politika e BE për Lindjen e Mesme?

Lufta në Ukrainë detyron shqiponjat migruese të ndryshojnë rrugët e tyre të fluturimit

Lufta në Ukrainë detyron shqiponjat migruese të ndryshojnë rrugët e tyre të fluturimit

Tiranë/ Drejtonte mjetin i droguar, i riu përfundon me makinë në oborrin e banesës

Tiranë/ Drejtonte mjetin i droguar, i riu përfundon me makinë në oborrin e banesës
















TE FUNDIT

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”
19 Shtator, 2025

Janë betuar përpara presidentit Bajram Begaj ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Presidenti Begaj lexoi dekretin dhe...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Vorë, një i vdekur dhe dy të plagosur

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
19 Shtator, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, në dalje të Vorës. Tre automjete me drejtues...

Lexo më shumë

Macron: Franca do e njohë Palestinën për të izoluar Hamasin

Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
19 Shtator, 2025

Presidenti francez, Emmanuel Macron akuzon Izraelin se po ndjek një “luftë të përhershme” në Gaza dhe thotë se në Francë...

Lexo më shumë

Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar

Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar
19 Shtator, 2025

Helikopteri i Donald Trump, Marine One, u detyrua të bënte një ulje emergjente me Presidentin dhe Melanian në bord. Një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com