Kryeminstri Edi Rama paraqiti në parlament projekt-rezolutën për luftën ndaj korrupsionit.
Rama tha se në 10 vite mazhoranca që drejton është në luftë ndaj korrupsionit si asnjëherë më parë.
Ai tha se lufta e nisur seriozisht 10 vjet më parë kundër korrupsioni është e vërtetë dhe pa kthim.
“Kjo rezolutë është çfarë i duhet nga ky parlament sot republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptare për të mbështetur anëtarësimin në BE në vitin 2030. Kjo nisëm që merr jetë me këtë rezolutë nuk ka të bëjë me asgjëkund me komentet që janë bërë. Janë fantazuar vënia në kontroll e SPAK apo se ne jemi kujtuar pas 10 vjetësh të luftojmë korrupsioni.
Jemi në luftë me korrupsionin që prej 10 vjetësh. Reforma ka dhe do të ketë mbështetjen e kësaj shumice. SPAK është ilaçi i hidhur që o e pi ose vdes. Kush e pi një herë po dhe një herë jo, jo nuk ka shans të vetëpastrohet por vetëm zgjat agoninë e tyre dhe tretet siç po treteni tek rrugica e shpresës. Pikërisht se ne jemi futur në luftë me korrupsionin prej 10 vjetësh ka ndodhur transformimi i rrënjësor i shërbimeve publike me digjitalizmin bashkë me rradhët e pafund dhe bakshishet. Edhe reforma e prokurimeve publike dhe ngjitja e Shqipërisë nga vendi i fundit në të parën në të pikëzimin rajonal në këtë fushë. Prandaj ka ndodhur edhe çelja e negociatave për anëtarësi në BE.
Lufta e nisur seriozisht 10 vjet më parë kundër korrupsioni është e vërtetë dhe pa kthim. Kush rri e numëro u thirr ky e u thirr ai , u dënua ky e u dënua ai. Duke e kthyer opozitën në një llogore baltosje me iluzionin se do na kthejë ne popullin kundër thjesht do zhytet në atë baltë, do zvogëlohet nga pafuqia. Ata që nuk e kuptojnë se pa vizioni tonë nuk do kishte ndodhur asgjë nga këto dhe nuk do kishte asnjë zyrtarë përpara drejtësisë, ose nuk duan ta pranojnë se është kthyer rrota e historisë së këtij vendi, ose nuk e kuptojnë dot që Shqipëria nuk u bë nga ata por nga ne. Dhe flasin pa pushim shoqëruar me shpullat ndaj tavolinës. Deri para 10 vjetësh kishte zgjedhjet gjysëm të lira dhe liri vjedhje nga të katër anët, nuk e kanë idenë se sa larg kësaj lufte janë. Është luftë për shtet-bërje demokratike”, tha Rama.