Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëri-Serbi bashkë për Euro 2027, Duka: Mesazh europian që nuk zbehet nga mjaullimat e pseudopatriotëve

2024/05/27 at 11:43 AM
në Kryesore, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëri-Serbi bashkë për Euro 2027, Duka: Mesazh europian që nuk zbehet nga mjaullimat e pseudopatriotëve

Teksa po zhvillohet këtë të hënë Asambleja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Futbollit, presidenti i saj Armand Duka, u shpreh se federata e futbollit ka synime dhe objektive të qarta që ta fusë Shqipërinë në hartën e vendeve të zhvilluara sa i përket futbollit.


Ai u shpreh se Shqipëria aplikoi si konkurrent më vete, por shanset për ta fituar e vetme janë shumë të vogla. Për këtë arsye FSHF do të bashkëpunojë me Serbinë duke qenë se përballë kanë kandidatë të tjerë si Belgjika apo Turqia.

”Konkurruam më vete”

“Dëshira jonë e madhe, por edhe interesi kombëtar ka qenë të rrisim nivelin e kompeticioneve. Ndaj kërkuam që të organizojmë finalet e kampionatit europian 2027 për moshën 21 vjeç, çka përbën dhe arritjen më të madhe për mundësitë tona aktuale. Ne aplikuam si konkurrentë më vete, brenda afatit të përcaktuar nga UEFA. Aplikuan dhe Serbia, Belgjika dhe Turqia. Shanset për të fituar i vetëm këtë kompeticion ishin shumë të vogla, si për ne, ashtu edhe për Serbinë, për arsye të gjendjes aktuale të infrastrukturës”.

“Do donim zgjidhje të tjera si Kosova”

“Do donim shumë të kishim edhe zgjidhe të tjera, por Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera fqinje as nuk plotësojnë kriteret e infrastrukturës, por as nuk kishin aplikuar brenda kohës së vendosur. Për organizimin e këtij turneu kemi interes të drejtpërdrejt dhe jo vetëm për imazh, por edhe për eksperiencë. Së pari siç e thashë në fillim, ne i bëmë një shërbim të madh vendit, konfirmojmë futjen e Shqipërisë në hartën e vendeve të sigurta e me aftësi të larta organizative, kuptohet nëpërmjet FSHF-së. Së dyti ekipi ynë kualifikohet automatikisht si pjesëmarrës në turneun final të këtij kompeticioni”.

“Jemi menduar gjatë për bashkëpunimin me Serbinë”

“Jemi menduar gjatë para se të vendosnim për të bashkëpunuar për Euro 2027 me federatën serbe. Cili më mirë se futbolli mund të japë mesazhe paqeje, civilizimi, tolerance, bashkëpunimi e bashkëjetese që janë aq të nevojshme në këtë periudhë tensionesh, kur luftërat nuk janë më imazhe filmash, por janë realitet i trishtë që kërcënon njerëzimin. Tashmë ky kërcënim po afrohet kaq shumë sa të gjithë duhet të bëjmë përpjekjet tona për ta minimizuar atë. Mesazhi që japim në këtë rast është i paqes, bashkëpunimit dhe tolerancës”,tha Duka.

Sipas Presidentit të FSHF-së kjo i shërben edhe çështjes së njohjes së Kosovës. Në këtë mënyrë i ktheu një përgjigje edhe kritikëve pas publikimit të lajmeve për bashkëpunimin me Serbinë për Euro 2027.

“Ky është një mesazh europian që na bën edhe më shumë europianë siç aspirojmë të jemi. Një mesazh që vlen dhe nuk mund të zbehet nga mjaullimat e demagogëve të veshur me kostumin e pseudopatriotit që s’lenë rast pa shfaqur protagonizmin mjeran nëpër blogjet dhe komentet e tyre fyese. Kjo është e vlefshme dhe kombëtare. Të tjerat s’kanë vlerë dhe janë retorika boshe.

“Qëndroj pranë Kosovës në çdo hap që hedhin”

Konfirmoj qëndrimin tim konseguent në lidhje me Kosovën. Ka qenë i pandryshueshëm nga dita e parë për gjatë gjithë periudhës që drejtoj FSHF ka bërë maksimumin për ta mbështetur futbollin kosovar dhe federatën e Kosovës me veprime dhe projekte konkrete kur ajo nuk ishte anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s.

Kam lobuar fuqishëm për njohjen e saj në UEFA dhe në FIFA deri në pranimin me të drejta të plota. I kam qëndruar pranë dhe do të vazhdoj ta bëj në çdo hap që hedhin drejt përparimit dhe suksesit dhe ju garantoj që marrëdhëniet janë më shumë se vëllazërore”, tha Duka.



Ju sugjerojmë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
Bota

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

13 Qershor, 2026 8:46 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 qershor 2026

13 Qershor, 2026 8:40 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Te Fundit

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

13 Qershor, 2026 8:39 am
Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
Kronikë

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

12 Qershor, 2026 11:25 pm
Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
Aktualitet

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

12 Qershor, 2026 7:54 pm
Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë
Kryesore

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë

12 Qershor, 2026 7:11 pm
Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

12 Qershor, 2026 7:06 pm
Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS
Kryesore

Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS

12 Qershor, 2026 6:39 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë

12 Qershor, 2026 5:26 pm
Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
Bota

Trump: Aleatët evropianë nuk ndihmuan në arritjen e paqes me Iranin

12 Qershor, 2026 4:02 pm
Para
“Fshiu mesazhet e fundit nga celulari i saj”, arrestohet i dashuri i polices të vetëvra në Tiranë (Emri) 

U arrestua për vetëvrasjen e polices, gjykata liron të dashurin e 21-vjeçares 

Mandati i Alfred Ballës/ Anëtari i KLP: Vendimi i KPA i formës së prerë, t’i drejtohet Strasburgut!

Mandati i Alfred Ballës/ Anëtari i KLP: Vendimi i KPA i formës së prerë, t’i drejtohet Strasburgut!

Armand Duka mesazh ekipit kombëtar: Duam t’i bëjmë pushimet në Gjermani deri më 14 Korrik 

Armand Duka mesazh ekipit kombëtar: Duam t’i bëjmë pushimet në Gjermani deri më 14 Korrik 
















TE FUNDIT

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor, 2026

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë e tij të raketave SpaceX...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 13 qershor 2026

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
13 Qershor, 2026

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
13 Qershor, 2026

Dashi Do ndiheni mjaft mirë pranë atij qe dashuroni sot dhe marrëdhënia me partnerin do mbetet e mire. Do shkëmbeni...

Lexo më shumë

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
12 Qershor, 2026

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht dhe ka kryer hetime në kuadër të procedimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}