Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Armenia i kthen Azerbajxhanit katër fshatra kufitare

2024/05/24 at 7:40 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Armenia i kthen Azerbajxhanit katër fshatra kufitare

Armenia ia ka kthyer Azerbajxhanit katër fshatra kufitare, të cilat i kishte marrë nën kontroll dekada më parë. Ky njoftim, që u konfirmua nga Armenia më 24 maj, shihet si një hap kyç drejt normalizimit të raporteve mes dy rivalëve të kamotshëm.

Vendimi ka nxitur protesta në Armeni, por paraqet një lëvizje të rëndësishme drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të paqes, pasi bisedimet të ndërmjetësuara nga Rusia dhe shtetet perëndimore, për vite të tëra nuk kanë dhënë rezultate.

Dy shtetet e Kaukazit kanë zhvilluar dy luftëra, në vitet ’90 dhe më 2020, për kontrollin e rajonit të shkëputur të Nagrono-Karabakut.

Vitin e kaluar, Azerbajxhani e rimori këtë rajon përmes një ofensive të shpejtë, duke i dhënë fund sundimit prej tri dekadash nga armenët etnikë dhe duke bërë që më shumë se 100.000 banorë lokalë të largoheshin për në Armeni.

Humbja e Jerevanit nxiti mosmarrëveshje me aleaten historike, Rusinë, të cilën Armenia e akuzoi se ka dështuar që ta mbrojë nga kërcënimet e Azerbajxhanit, pavarësisht obligimeve të Moskës që dalin nga një traktat i sigurisë.

Pas muajsh të tensioneve diplomatike, Moska më 24 maj njoftoi se kishte thirrur ambasadorin e saj “për konsultime”. Ministria e Jashtme ruse nuk dha detaje për këtë vendim, i cili në diplomaci shihet si hap ekstrem që ndërmerret në rast kur dy shtete përkeqësojnë raportet.

Forcat e sigurisë të Armenisë njoftuan më 24 maj se rojet kufitare kanë zënë pozicione të reja në lindje të shtetit, duke respektuar marrëveshjen e arritur për demarkimin e kufirit, që përfshin dorëzimin e kontrollit tek autoritetet azerbajxhanase të disa fshatrave.

Ndaras, zëvendëskryeministri i Azerbajxhanit, Shahin Mustafayevm njoftoi të premten se rojet kufitare azerbajxhanase kanë marrë kontrollin e katër vendbanimeve.

Në mars, kryeministri armen, Nikol Pashinian, u pajtua që të kthente te Azerbajxhani kontrollin e katër fshatrave të braktisura, të cilat Armenia i kishte marrë në vitet ’90, si pjesë e përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje për paqe të qëndrueshme. /REL

Ju sugjerojmë

Polonia “sulmon” Hungarinë: Po shantazhoni BE me Ukrainën, e keni kaluar kufirin
Bota

Polonia “sulmon” Hungarinë: Po shantazhoni BE me Ukrainën, e keni kaluar kufirin

14 Shtator, 2025 12:56 pm
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë
Aktualitet

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë

14 Shtator, 2025 12:44 pm
Tentativë vrasje dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik
Rajoni

Tentativë vrasje dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik

14 Shtator, 2025 12:08 pm
“Duam vendin tonë përsëri”, protesta kundër emigrantëve në Londër
Bota

“Duam vendin tonë përsëri”, protesta kundër emigrantëve në Londër

14 Shtator, 2025 12:02 pm
Sot protestë në Hagë, qytetarë e veteranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Kryesore

Sot protestë në Hagë, qytetarë e veteranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

14 Shtator, 2025 11:43 am
Policia godet firmat piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim
Kronikë

Policia godet firmat piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim

14 Shtator, 2025 11:27 am
Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale
Aktualitet

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

14 Shtator, 2025 11:24 am
Vrasësi i Charlie Kirk jetonte me partneren transgjinore, shkatë me miqtë pas krimit
Bota

Vrasësi i Charlie Kirk jetonte me partneren transgjinore, shkatë me miqtë pas krimit

14 Shtator, 2025 11:01 am
Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…
InstaBIZ

Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…

14 Shtator, 2025 10:37 am
“Keni mbështetjen e palëkundur të SHBA”, Rubio nis takimet në Izrael
Bota

“Keni mbështetjen e palëkundur të SHBA”, Rubio nis takimet në Izrael

14 Shtator, 2025 10:14 am
Para
Inskenoi vdekjen e tij, gjykata italiane vendos: Davide Pecorelli do të ekstradohet në Shqipëri

Inskenoi vdekjen e tij, gjykata italiane vendos: Davide Pecorelli do të ekstradohet në Shqipëri

OBSH: COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë

OBSH: COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë

Ministrja e Jashtme e Kosovës për The Guardian: Qëllimi i serbëve ishte pushtimi i Veriut

Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

TE FUNDIT

Polonia “sulmon” Hungarinë: Po shantazhoni BE me Ukrainën, e keni kaluar kufirin

Polonia “sulmon” Hungarinë: Po shantazhoni BE me Ukrainën, e keni kaluar kufirin
14 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, kritikoi ashpër Hungarinë, duke e akuzuar për shantazh kundrejt Bashkimit Evropian në procesin...

Lexo më shumë

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë
14 Shtator, 2025

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka pësuar një infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë. Sipas informacioneve, gjendja...

Lexo më shumë

Tentativë vrasje dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik

Tentativë vrasje dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik
14 Shtator, 2025

Policia greke ka goditur një grup kriminal në Selanik, të cilët janë përgjegjës për një atentat me armë zjarri në...

Lexo më shumë

“Duam vendin tonë përsëri”, protesta kundër emigrantëve në Londër

“Duam vendin tonë përsëri”, protesta kundër emigrantëve në Londër
14 Shtator, 2025

Më shumë se 100,000 demonstrues dolën në rrugët e Londrës për një marshim të organizuar nga aktivisti i ekstremit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com