Turi çiklistik i Shqipërisë është shoqëruar me incidente në etapën e katërt të tij.
Mësohet se 3 prej çiklistëve janë përplasur në aksin Kuç- Qeparo dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Tre çiklistët dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga.
“Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Kuç-Qeparo, gjatë itinerarit të garës të etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, 3 prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga. Të tre çiklistët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore”,-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.