Presidenti Bajram Begaj ka pritur në një takim Presidenten e Sllovenisë Natasa Pirc Musar e cila po zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Begaj theksoi se zgjerimi 2030 i BE-së është një provë konkrete e mbështetjes së Sllovenisë.
“Ju falenderoj për mbështetjen e vazhduar që Sllovenia ka treguar për zgjerimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit në përgjithësi dhe Shqipërisë në veçanti.
Zgjerimi 2030 është një provë tjetër konkrete e mbështetjes tuaj. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për ta bërë realitet këtë plan. Bashkëpunimi në NATO ka qenë shumë i mirë. E vlerësoj kontributin e Sllovenisë për pjesëmarrjen në trupat e KFOR në Kosovë.
Shqipëria është zë i fuqishëm i integrimit euroatlantik të rajonit. Si shqiptarë, jemi të interesuar për një rajon në paqe dhe të integruar në rajon dhe në BE. Shqipëria dhe Sllovenia marrin pjesë aktive në nisma”, tha Begaj.