Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Njohja e Palestinës: Shtetet e BE presion ndaj Izraelit

2024/05/21 at 10:02 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Njohja e Palestinës: Shtetet e BE presion ndaj Izraelit

Në aspektin diplomatik Maji 2024 duhet të hyjë si muaj jashtëzakonisht i suksesshëm në historinë palestineze. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në një votim të saj aprovoi të drejta të zgjeruara për palestinezët në Kombet e Bashkuara.


Vetëm e drejta e votimit i mungon tani palestinezëve për një anëtarësim të plotë. Tani ata ndodhen edhe para një hapi tjetër të rëndësishëm diplomatik. Pesë vende europiane janë gati të njohin zyrtarisht Palestinën si shtet sovran.

Në këtë njohje reflektohet nga njëra anë solidariteti me popullsinë civile në Rripin e Gazës. Nga ana tjetër ky hap konsiderohet si pozicionim në favor të zgjidhjes me dy shtete në konfliktin e Lindjes së Mesme, një zgjidhje që e refuzon qeveria aktuale e djathtë e Izraelit.

Pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu bëri të ditur si objektiv të luftës asgjësimin e organizatës militante islamiste që sundon në Rripin e Gazës, Por për shkak të operacionit të ashpër izraelit, që sipas të dhënave palestineze ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 35.000 civilëve, si edhe gjendjes katastrofale humanitare, është rritur ndjeshëm presioni ndaj Izraelit kudo në botë.

Spanja: ndërmjetësuese e drejtë në Lindjen e Mesme?

Spanja dhe Irlanda duan të rrisin edhe më tej presionin kundër Izraelit duke njohur Palestinën. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka zhvilluar për këtë bisedime të shumta me partnerët europianë. Për shkak të refuzimit të Gjermanisë, ai ka përgatitur planet për një koalicion të të vullnetshmëve. I ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka paralajmëruar planet e Spanjës, Irlandës dhe Sllovenisë për 21 Majin.

Spanja ka lidhje të ngushta me shumë vende arabe, edhe Turqinë. Pjesërisht këto lidhje kanë mbetur që nga koha e diktaturës së Francos (1939-1975) që në vitet pas Luftës së Dytë Botërore e ruajtën vendin izolimi ekonomik dhe politik mes perëndimit dhe lindjes. Pas rrëzimit të diktaturës së Francos në vitin 1975, Spanja vendosi marrëdhënie ekonomike me Izraelin, në vitin 1986 pasoi vendosja e marrëdhënieve diplomatike. Në vitet e mëpasme, Spanja u ngrit si ndërmjetësuese e besuar mes shtetit izraelit dhe botës arabe. Një konferencë në vitin 1991 që u zhvillua në Madrid konsiderohet si prologu i procesit të paqes në Oslo mes palestinezëve dhe izraelitëve.

Irlanda: Solidarizim për arsye historike

Edhe Irlanda është shfaqur si mbështetëse e fortë e palestinezëve që në ditët e para të luftës në Rripin e Gazës. Kur mori detyrën në mesin e prillit, kryeministri i ri, Simon Harris, ishte spanjolli Sanchez ishte kreu i parë i qeverisë që vizitoi Dublinin dhe një hap i përbashkët ishte tema kryesore e takimit. Qeveria irlandeze ngre lart për vete faktin, që angazhohet më gjatë se çdo vend i tjetër i BE për zgjidhjen me dy shtete në konfliktin izraelito-palestinez.

Identifikimi i fortë i Irlandës me Palestinën i ka gjurmët në historinë e vendit: Ai fillon me funksionarin britanik, Arthur Balfour, që në shekullin e 19-të, ishte përgjegjës për kolonializimin e Irlandës nga Mbretëria britanike dhe ia mohoi të drejtën e vetëadministrimit. Në vitin 1917, Balfour ndërkohë në postin e ministrit të Jashtëm britanik ishte krijues i deklaratës me të njëjtin emër Deklarat Balfour, në të cilën ai mbështet idën e një vatre për hebrenjtë në Palestinën e atëhershme të kontrolluar nga Perandoria Osmane. Pasi ky rajon pak më vonë u bë protektorat britanik, shërbyen aty shumë xhandarë që më parë kishin luftuar si grupim paramilitarist “Black and Tans” kundër kryengritësve irlandezë. Kthimi i hebrenjve në Lindjen e Mesme kryesisht myslimane në Irlandën katolike u krahasua me vendosjen e protestantëve britanikë në veriun e ishullit irlandez. Konfliktin që rezultoi më pas si konflikti i Irlandës së Veriut disa irlandezë e lidhin me konfliktin në Lindjen e Mesme.

Mbështetje nga Sllovenia, Malta, Norvegjia – pozicione të ndryshme brenda BE

Për të çuar përpara projektin e njohjes së Palestinës, Spanja dhe Irlanda kanë tërhequr në koalicionin e të vullnetshmëve edhe vende të tjera. Sllovenia psh. ka bërë të ditur perspektivën e njohjes së Palestinës deri në mesin e qershorit. Edhe anëtarja tjetër e BE, Malta e ka bërë të ditur njohjen si shtet palestinez. Norvegjia është një vend tjetër që është duke menduar njohjen e Palestinës “gjatë pranverës”. Në prill në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u zhvillua një votim për anëtarësimin e plotë palestinez në OKB, por ai dështoi për shkak të vetos amerikane.

Brenda BE deri tani Palestinën e njohin disa vende të Europës Qendrore e Lindore. Njohjet janë të lidhura me kohën e socializmit, gjatë së cilës kishte lidhje ideologjike me kreun e PLO, lëvizjes palestineze, Jaser Arafat. Disa nga këto vende, si Çekia dhe Hungaria sot konsiderohen si mbështetëse të Izraelit, megjithëse mbajnë lidhje diplomatike me palestinezët. I pari dhe i vetmi vend që e ka njohur Palestinën si shtet pas hyrjes në BE ka qenë Suedia në vitin 2014.

Nuk dihet nëse koalicioni spanjollo-irlandez do të zgjerohet më tej. Në Belgjikë qeveria ende është e pavendosur. Portugalia pas ndërrimit të qeverisë në favor të qeverisë konservatore ka hequr dorë nga këto plane.

Vende të tjera si Gjermania kanë marrëdhënie me Autoritetin Autonom Palestinez, por duan ta njohin Palestinën si shtet, vetëm kur ta njohë Izraeli. Por për sa kohë në zonat palestineze është faktor politik Hamasi, që nga shumë vende, edhe BE e SHBA kategorizohet si organizatë terroriste, një hap i tillë konsiderohet si i pamundur./ DW

 



Ju sugjerojmë

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
Kronikë

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake

22 Qershor, 2025 6:24 pm
Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite
Bota

Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite

22 Qershor, 2025 6:19 pm
Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona
Kronikë

Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona

22 Qershor, 2025 6:16 pm
Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin
Bota

Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin

22 Qershor, 2025 5:54 pm
Inteligjenca Artificiale dhe bombarduesit e padukshëm: Kombinimi pas sulmit amerikan
Bota

Inteligjenca Artificiale dhe bombarduesit e padukshëm: Kombinimi pas sulmit amerikan

22 Qershor, 2025 5:37 pm
Lufta në Rripin e Gazës, mbi 200 viktima në 48 orët e fundit
Bota

Lufta në Rripin e Gazës, mbi 200 viktima në 48 orët e fundit

22 Qershor, 2025 5:23 pm
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin

22 Qershor, 2025 5:21 pm
Para
Përfshihet nga flakët një servis në Durrës

Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, arrestohet 48 vjeçari në Kavajë

Komisioni për Shëndetësinë miraton planin e vizitave: Dy javë vëzhgim në terren

Komisioni për Shëndetësinë miraton planin e vizitave: Dy javë vëzhgim në terren

Arrestohet ish-drejtori i policisë së Tiranës dhe 11 persona të tjerë

Elbasan/ Kërcënoi pronarin e mobilerisë, 55-vjeçari arrestohet teksa merrte 4 mijë euro
















TE FUNDIT

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
22 Qershor, 2025

Festa e titullit kampion në elitën e futbollit në Alergji, është kthyer në tragjedi, ku 3 tifozë ndërruan jetë, ndërsa...

Lexo më shumë

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
22 Qershor, 2025

Franca e mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo është konfirmuar edhe njëherë nga ambasadorja franceze në Shqipëri,...

Lexo më shumë

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
22 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në konfliktin e armatosur Izrael-Iran. Në një...

Lexo më shumë

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
22 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30 në lagjen nr. 13 në Durrës, ku shtetasja S. T., 66...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com