Vdekja e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi dhe ministrit të Jashtëm të vendit, Hossein Amirabdollahian, u njoftua nga televizioni shtetëror i vendit menjëherë pasi u gjetën rrënojat e helikopterit ku ata udhëtonin, i cili u rrëzua pasditen e së dielës, më 19 maj.
Disa orë më vonë, janë publikuar videot e nxjerrjes së trupave të viktimave nga helikopteri.
Përveç presidentit të Iranit dhe ministrit të Jashtëm të vendit, në bordin e helikopterit ishin edhe shtatë persona të tjerë, të cilët gjithashtu kanë humbur jetën.
Ata janë Guvernatori i Provincës së Azerbajxhanit Lindor, Malek Rahmati, Imami i Namazit të së Premtes në Tabriz, Mohammad Ali Alehashem, si dhe një pilot, bashkë-pilot, shef i ekuipazhit, shefi i sigurisë dhe një truprojë tjetër.
Presidenti i Republikës Islamike Ebrahim Raisi, i cili vdiq në moshën 63-vjeçari, u zgjodh në vitin 2021 dhe Ministri i Jashtëm Hossein Amirabdolahian mori detyrën gjithashtu në vitin 2021.
The first images have emerged showing the transfer of the martyrs’ bodies by Red Crescent rescuers and army rangers to the downstream areas. pic.twitter.com/VE9Tg6nv6B
— Press TV 🔻 (@PressTV) May 20, 2024