Pas atentatit ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico, një prezantues radioje belge bëri thirrje për vrasjen e kryeministrit belg Alexander De Croo.
Siç bëhet me dije nga rrjeti i transmetimit publik flamand VRT, drejtuesi i radios së stacionit lokal Wagerem1 nuk ngurroi të shprehej gjatë transmetimit të tij:
“Për të gjithë ata që po mendojnë të qëllojnë Alexander de Cro, por nuk guxojnë për shkak të sigurisë që ka ky djalë. E shihni se është e mundur të qëlloni një kryeministër. Kështu që unë do të thoja: Vazhdoni!”.
Sipas raportimeve nga mediat vendase, mësohet se folësi u pezullua menjëherë nga stacioni I radios.
Gjithashtu bëhet me dije se kryeministri Alexander de Croix ka ngritur një padi kundër gazetarit lokal, i cili gjatë një emisioni radiofonik u ka kërkuar dëgjuesve që të qëllojnë mbi shefin e qeverisë.
Në një postim në platformën “X”, ka reaguar edhe zëdhënësi i kryeministrit të Belgjikës, i cili shkroi se : “Nxitja për dhunë është e dënueshme”.