Sipas MeteoAlb, do vijojë Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante gjatë orëve të paradites POR herë pas-here priten edhe vranësira.
Pjesa e dyte e ditës të sjellë vranësira më të shpeshta në territor ku më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin verior si edhe në Juglindje të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen lehtë maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.