Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e efektivit, Balla: Kush i merr jetën një polici, toleranca është zero! Na duhet një politikë e re penale 

2024/05/16 at 4:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vrasja e efektivit, Balla: Kush i merr jetën një polici, toleranca është zero! Na duhet një politikë e re penale 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në përfundim të fjalës së tij në seancën plenare të Kuvendit, shprehu solidaritetin për vrasjen e efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenalia. 


Balla theksoi se kushdo që tenton të kundërshtojë, godasë apo të tentojë të vrasë një efektiv policie nuk do të ketë asnjë tolerancë. 

“Nuk mund të rri edhe në detyrën e ministrit të Brendshëm që është përballur Policia e shtetit, por që besoj ka solidaritetin e të dy krahëve sa i përket vrasjes së punonjësit të policisë së shtetit, Noruz Cenalia. Pres mbështetjen e secilit prej jush për nevojën që ka policia. Shoqëria duhet të reflektojë për ridimensionimin e dënimeve, por edhe mbështetjes publike, që duhet t’i japim si garantues i vetëm i sigurisë në mënyrë të përditshme. Kush kundërshton me forcë dhe guxon ta thyejë, godasë apo larg qoftë t’i marrë jetën, duhet ta ketë sot të qartë që toleranca e Policisë së Shtetit dhe e drejtësisë duhet të jetë zero. 

Nëse qytetari mendon se ka të drejtë ndërsa punonjës i Policisë e ka gabim, qytetari ka të gjithë të drejtën madje ka dhe të gjithë mekanizmat ta apelojë vendimin e Policisë në rrugë administrative, gjyqësore. Por çdo veprim kundërshtimi nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet. Thirrja e punonjësit të Policisë është thirrje për t’u zbatuar. Kush nuk është dakord me urdhrin apo vendimin e punonjësit të Policisë, të marrë avokatin. 

Kuvendi e ka bërë detyrën e vet, se ka miratuar aktet ligjore. Na duhet të vendosim një standard të ri sa i përket autoritetit të punonjësit të Policisë së Shtetit. Ne, Kuvendi dhe qeveria e bashkë me shoqërinë, nuk duhet të pranojmë kurrsesi dhe raste ku përfshihen edhe deputetët kur shkojnë të shtyhen të fyejnë, të kërcënojnë, të kanosin me dhunë dhe duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të Policisë së Shtetit. Është koha pra që të jepen shembuj konkret të zbatimit sipas germës dhe frymës së Kodit Penal duke vendosur një standard të ri, ndaj kujtdo që ngre dorë ndaj punonjësit të Policisë së Shtetit. Kjo duhet të ndodhë kudo, e pa asnjë hezitim. 

I bëj thirrje drejtësisë ta hetojë me paanshmëri, ngjarjen e fundit dhe të japë një dënim ekzemplar. 

Na duhet një politikë e re penale, e cila të zërë vend në këtë drejtim dhe kam besim se sistemi i drejtësisë do ta bëjë. Mosbindja ndaj urdhrave të ligjshëm punonjësve të Policisë së Shtetit përbën kundërvajtje penale, e cila për ata që nuk e dinë, nëse një punonjës policie të bën thirrje ose të kërkosh të largohesh, të mbash distancën mosbindja dënohet me burgim deri në 3 muaj; nëse e kundërshton punonjësin e policisë me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit, dënimi shkon deri në 1 vit burg; e kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë, mund të dënohesh deri në 7 vite burg. I kemi shkruar dhe miratuar ne në Kod Penal, Kuvendi i Shqipërisë. 

Të dashur motra e vëllezër deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Policia e Shtetit i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri, pavarësisht qeverive që janë në pushtet, atdheut dhe qytetarëve. Janë ndeshur, ndeshen dhe do të vazhdojnë të ndeshen me kriminelë e keqbërës, dhe një pjesë prej tyre kanë dhënë dhe jetën për të mbrojtur jetët dhe sigurinë e qytetarëve. Policia ka derdhur gjak në emër të misionit dhe betimit të saj. Gjaku i Policisë së Shtetit është vetë gjaku i shtetit”, tha Balla. 

Përsa i përket marrëveshjeve me Italinë dhe Greqinë për çështjen e pensioneve, Balla tha se do të votohet, sepse emigrantët shqiptarë meritojnë të marrin pensione, për sakrificën e tyre. 

“Anëtarët e Kuvendit do ta votojnë këtë marrëveshje, koj qeveri ka vendosur një rekord të numrit të marrëveshjeve të ngjashme dhe e vetmja qeveri me kryeministrin Edi Rama që krijoi këtë mundësi, për bashkëatdhetarët që jetojnë prej vitesh kudo në botë, të kenë mundësi të shpërblehen, Ça problemi keni që shkoi Rama në Athinë, mos nuk ju pëlqeu ndonjë gjë nga ato që tha? Kam qenë vetë emigrant, duhet të themi që jemi krenarë që punojnë dhe kanë bërë arritjet e tyre”, tha Balla. 

Ministri e quajti një lajm të mirë që Interpol do të zhvillojë konferencat e veta në Shqipëri. Ai theksoi se “nuk ka ndodhur asnjëherë në 33 vite që Interpol të bëjë konferencat e veta nga data 11-13 qershor. Është konfirmim i punës së mëtejshme të policisë së shtetit”. 



Ju sugjerojmë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
Bota

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

13 Qershor, 2026 8:46 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 qershor 2026

13 Qershor, 2026 8:40 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Te Fundit

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

13 Qershor, 2026 8:39 am
Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
Kronikë

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

12 Qershor, 2026 11:25 pm
Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
Aktualitet

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

12 Qershor, 2026 7:54 pm
Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë
Kryesore

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë

12 Qershor, 2026 7:11 pm
Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

12 Qershor, 2026 7:06 pm
Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS
Kryesore

Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS

12 Qershor, 2026 6:39 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë

12 Qershor, 2026 5:26 pm
Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
Bota

Trump: Aleatët evropianë nuk ndihmuan në arritjen e paqes me Iranin

12 Qershor, 2026 4:02 pm
Para
“Jeni arrogantë”, Mitsotakis mesazh vendeve fqinje: Kemi dhe ne vijat tona të kuqe

"Jeni arrogantë", Mitsotakis mesazh vendeve fqinje: Kemi dhe ne vijat tona të kuqe

Gjermania zyrtarizon listën e futbollistëve për Euro 2024, mbesin jashtë yjet e Champions

Gjermania zyrtarizon listën e futbollistëve për Euro 2024, mbesin jashtë yjet e Champions

“Varësi dhe efekte negative tek fëmijët”, “Facebook” dhe “Instagram” nën hetim nga BE-ja

“Varësi dhe efekte negative tek fëmijët”, “Facebook” dhe “Instagram” nën hetim nga BE-ja
















TE FUNDIT

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor, 2026

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë e tij të raketave SpaceX...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 13 qershor 2026

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
13 Qershor, 2026

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
13 Qershor, 2026

Dashi Do ndiheni mjaft mirë pranë atij qe dashuroni sot dhe marrëdhënia me partnerin do mbetet e mire. Do shkëmbeni...

Lexo më shumë

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
12 Qershor, 2026

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht dhe ka kryer hetime në kuadër të procedimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}