Policia ka identifikuar autorin e dyshuar që qëlloi me armë në drejtim të një automjeti që ishte i parkuar në Bulqizë.
Uniformat blu bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin F.T., i cili është shpallur në kërkim.
Ndërkohë pas hekurave ra shtetasi Xh.S., pasi ka ndihmuar shtetasin që qëlloi të arratiset nga vendngjarja.
“Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të hetimeve të thelluara për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasi F.T., 36 vjeç, banues në Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar të shtetasit A.P.
Në vijim të veprimeve, është bërë arrestimi i shtetasit Xh.S., 20 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ka ndihmuar autorin F.T., për tu larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë vijon puna intensive për kapjen e autorit të dyshuar”, sqaron policia.