Mijëra gjoba, shoferë të arrestuar e proceduar dhe automjete të bllokuara është bilanci i Policisë Rrugore të Tiranës gjatë kësaj jave.
Sipas shifrave, 18 shoferë janë arrestuar dhe proceduar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Konkretisht; 10 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 4 persona për pa leje drejtimi,
3 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe 1 person u procedua për korupsion aktiv.
Ndërkohë, janë vendosur 11,321 gjoba, nga të cilat 43 për xhama të zinj, 548 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 437 për përdorim celulari gjatë drejtimit, 582 për mos vendosjen e rripit të sigurimit, 13 për mosrespektim të sinjalit “Stop”, 605 për mosdhënie përparësi qytetarëve dhe 7481 për qëndrim të gabuar.
Pezullime dhe bllokime:
8 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
87 raste për tejkalim shpejtësie.
35 raste të ndryshme
8 automjete u bllokuan, përfshirë 1 me targa të huaja.