Ka përfunduar procesi për zgjedhjen e delegatëve të 27 Njësitë e Tiranës sipas parimit “një anëtar, një votë”.
Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjete sociale ku ka falenderuar të gjithë anëtarët që morën pjesë në votime.
“Krenar për PS! Mbyllet me sukses procesi për zgjedhjen e delegatëve në 27 Njësitë e Tiranës. Faleminderit të gjithë anëtarëve, të cilët zgjodhën 198 Delegatë në Kongresin e Partisë Socialiste. Shkojmë drejt fitores në 2025-ën me më të mirët!”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj në rrjete sociale.