Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mitsotakis vizitë në Turqi për të përmirësuar lidhjet e dëmtuara

2024/05/11 at 5:32 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mitsotakis vizitë në Turqi për të përmirësuar lidhjet e dëmtuara

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis viziton Turqinë të hënën për bisedime me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

Të dy udhëheqësit shpresojnë të ulin tensionet që i kanë sjellë disa herë vendet e tyre pranë konfliktit të armatosur gjatë viteve të fundit.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës nga Stambolli Dorian Jones, dy udhëheqësit do të përqëndrohen në fushat e bashkëpunimit të mundshëm, duke përfshirë Rripin e Gazës dhe Ukrainën.

Mosmarrëveshjet territoriale mbi detin Egje, i cili besohet se ka burime të mëdha nafte, e sollën Greqinë dhe Turqinë në prag të luftës dhe vazhdojnë të shkaktojnë tensione.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të vizitojë Ankaranë të hënën për t’u takuar me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Analistët thonë se bisedimet ka të ngjarë të shmangintema të diskutueshme dhe të përqendrohen në fushat e bashkëpunimit.

“Të dy vendet kanë diskutuar çështje si rritja e tregtisë, ndërtimi i një rruge të re në kufirin Turqi-Greqi apo udhëtimi pa viza për qytetarët turq në ishujt lindorë të Egjeut. Mendoj se të gjitha janë të rëndësishme për të rritur besimin në mes të palëve, të shtojnë kontaktet dhe të rrisin bashkëpunimin energjetik”, thotë Berkay Mandiraci, analist nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave.

Vizita e Kryeministrit Mitsotakis në Turqi pason vizitën e Presidentit Erdogan në dhjetor në Athinë. Të dy udhëheqësit duan t’i shfrytëzojnë këto zhvillime pozitive në disa fronte.

Konfliktet në Gazë dhe Ukrainë shtojnë arsyet për përmirësimin e lidhjeve. Analistët thonë se të dy udhëheqësit e kuptojnë se tensionet mes tyre do ta përkeqësojnë situatën në rajon.

“Të dyja palët duan të zvogëlojnë ekspozimin e tyre ndaj rreziqeve të huaja. Marrëdhëniet greko-turke kanë kaluar një periudhë shumë të vështirë tre deri në pesë vjet më parë. Por që nga tërmetet, që goditën Turqinë, të dyja palët treguan vullnet për të ulur tensionet”, thotë Ioannis Grigoriadis, profesor në Universitetin Bilkent të Ankarasë.

Greqia reagoi me shpejtësi për të ndihmuar Turqinë pas tërmeteve të vitit të kaluar.

Por nëse të dy vendet nuk zgjidhin mosmarrëveshjet territoriale në Egje, përpjekjet për pajtim do të jenë të brishta, veçanërisht pasi të dy ushtritë po riarmatosen.

Presidenti Erdogan dhe Kryeministri Mitsotakis fituan mandate të reja në zgjedhjet e vitit të kaluar dhe analistët thonë se të dy janë në pozita të mira për të bërë përpjekje për t’u afruar.

“Të dy udhëheqësit janë shumë të fortë brenda vendit dhe kjo i bën ata më pak të prirur për të dëgjuar zërat nacionalistë që ekzistojnë në të dy vendet”, thotë Profesori Grigoriadis.

Të dy udhëheqësit do të fillojnë të ndërtojnë një marrëdhënie të kujdesshme para se të merren me çështjet më të diskutueshme që i kanë ndarë prej kohësh./VOA

Ju sugjerojmë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Përplasi për vdekje me makinë këmbësoren, arrestohet shoferi

24 Qershor, 2025 11:09 am
Tabaku: Arnim amator! PS kopjon ligjin e PD për investimet e huaja
Aktualitet

Tabaku: Arnim amator! PS kopjon ligjin e PD për investimet e huaja

24 Qershor, 2025 11:01 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Sherr në Golem/Plagoset me armë zjarri 21-vjeçari, autori në arrati

24 Qershor, 2025 10:42 am
Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme
Bota

Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme

24 Qershor, 2025 10:34 am
Izraeli akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit, zotohet për kundërpërgjigje
Bota

Izraeli akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit, zotohet për kundërpërgjigje

24 Qershor, 2025 10:29 am
Armëpushimi me Iranin, Izraeli rihap hapësirën ajrore dhe fillon fluturimet
Bota

Armëpushimi me Iranin, Izraeli rihap hapësirën ajrore dhe fillon fluturimet

24 Qershor, 2025 10:14 am
“The Guardian”: Sazani, ishulli më i pazhvilluar, i shitur familjes Trump
Aktualitet

“The Guardian”: Sazani, ishulli më i pazhvilluar, i shitur familjes Trump

24 Qershor, 2025 10:07 am
Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë
Bota

Izraeli pas pranimit të armëpushimit: Do përgjigjemi me forcë ndaj çdo shkeljeje

24 Qershor, 2025 10:06 am
25 të vrarë në Gaza/ Ushtria izraelite hapi zjarr ndaj personave që prisnin ndihmat
Bota

25 të vrarë në Gaza/ Ushtria izraelite hapi zjarr ndaj personave që prisnin ndihmat

24 Qershor, 2025 10:02 am
Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran: Zhvillim pozitiv për sigurinë ndërkombëtare
Bota

Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran: Zhvillim pozitiv për sigurinë ndërkombëtare

24 Qershor, 2025 9:51 am
Para
17-vjeçari krijon asistentin virtual të detyrave të shtëpisë

17-vjeçari krijon asistentin virtual të detyrave të shtëpisë

Plagosi 24-vjeçarin, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin në Shkodër

Takim mes delegacioneve të VMRO dhe VLEN, palët pajtohen për “shtyllat kryesore” të Qeverisë së re

Takim mes delegacioneve të VMRO dhe VLEN, palët pajtohen për “shtyllat kryesore” të Qeverisë së re

TE FUNDIT

Përplasi për vdekje me makinë këmbësoren, arrestohet shoferi

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
24 Qershor, 2025

Policia ka arrestuar në flagrancë një 62-vjeçar, pasi një ditë më parë përplasi për vdekje me makinë një këmbësore në...

Lexo më shumë

Tabaku: Arnim amator! PS kopjon ligjin e PD për investimet e huaja

Tabaku: Arnim amator! PS kopjon ligjin e PD për investimet e huaja
24 Qershor, 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me një propozim të PS-së, për një ndryshim të vetëm në...

Lexo më shumë

Sherr në Golem/Plagoset me armë zjarri 21-vjeçari, autori në arrati

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
24 Qershor, 2025

Një sherr ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Golem të Durrësit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 21-vjeçar....

Lexo më shumë

Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme

Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme
24 Qershor, 2025

Evropa ende po kërkon një rol në konfliktin Izrael-Iran, pasi u zu në befasi nga sulmet e SHBA-së ndaj Iranit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com