Kreu i PD zyrtare, Lulzim Basha ka replikuar në Kuvend me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjan në lidhje me Amnistinë Penale.
Pasi u morën personalisht me njeri-tjetrin, Basha iu drejtua Ulsi Manjës, duke i thënë se “ti dhe shefi jot, jeni nona e korrupsionit”
Ndërkohë Manja i është përgjigjur me ironi komenteve të Lulzim Bashës, duke thënë se i dhimbset vetja që ia nuk ka flokë, ndërsa Bashë vetëm i shtohen.
“Nuk kam ndonjë merak sepse nuk merrem me gjëra personale, por më dhimbset vetja se jemi moshatarë, ti e di shumë mirë që jemi një gjeneratë dhe më dhimbset vetja që ty të shtohen flokët mua më bien. Kam hallin tim, jo tëndin. Më vjen mirë që ti je këtu”.
“Nuk i kamë parë kurrë kaq aktivë, anëtarët e PS për të të mbrojtur Ulsi, kaq rëndë je. Dhe që je rëndë kuptohet sepse një njeri që nuk ka argumente merret me gjera personale. Nuk ta kanë borxh shqiptarët që merresh me leshtë e mi. Të ngelën leshtë e mi në gojë ty dhe atij që mungon sot. Pse merresh me atë punë? Ti merru me të vërtetat”,-tha Basha.