Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nga 1 janari 2025 autobusët falas për pensionistët”, Veliaj: Grupi i molotovit po përpiqet të pengojë çdo punë të mirë në qytet

2024/05/09 at 11:17 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Nga 1 janari 2025 autobusët falas për pensionistët”, Veliaj: Grupi i molotovit po përpiqet të pengojë çdo punë të mirë në qytet

Në takimin me anëtarët e Asamblesë së PS-së së Qarkut të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës do të transformojë shërbimin për 200 mijë qytetarë që përdorin transportin publik, duke e modernizuar atë me autobusë elektrikë.

Ai tha se opozita do të përpiqet ta pengojë edhe këtë punë të mirë në qytet, siç ka bërë gjithmonë me çdo punë të mirë që është bërë për Tiranën.

“Votat tona në Tiranë janë mbi 160 mijë dhe është e pamundur autobusin ta përdorin vetëm socialistët. Ndaj, për këta 200 mijë qytetarë, që nuk ndahen në të majtë dhe të djathtë, që nuk ndahen në këtë parti apo në atë parti, përgjigja jonë është: Ne do ta modernizojnë transportin publik të Tiranës. Vite më parë, kishim problematika të botës së tretë në Tiranë, ku njerëzit binin në pusetën para Presidencës.

Sot flasim për një Tiranë që është transformuar totalisht, dhe me kredinë e BE dhe KFË gjermane, mund të modernizojmë transportin publik dhe nga 1 Janari 2025, për pensionistët ta bëjmë falas transportin publik. Dëgjova se PD-ja do të përpiqet, si gjithmonë, të sabotojë Tiranën. E bënte këtë në kohë të Edi Ramës, kur e sabotoi qytetin në mënyrën më mizore të mundshme.

A thua se edhe vetë nuk jetonte në Tiranë!? Kërkon ta bëjë edhe sot me këta të tjerët që derdhin gjak për mandate votash, duke thënë se do të votojë kundër këtyre 200 mijë qytetarëve që e përdorin transportin publik, kundër pensionistëve që ta kenë transportin falas, dhe kundër një qyteti që ka vite që nuk i voton më, i cili në fushatën e fundit na dha fitoren më të thellë në histori me 60 mijë vota diferencë”, tha Veliaj.

Tirana nuk ndalet nga molotovi, theksoi kryebashkiaku, kur premtoi se puna për transportin publik dhe shumë projekte të tjera, që i bëjnë vetëm mirë qytetit, do të vazhdojë pa ndalim.

“Tirana ka nevojë të modernizohet, ka nevojë për shërbime, për infrastrukturë. Nëse ke hapur 1 mijë kantiere, patjetër duhen verifikuar, dhe nëse në tre kantiere ka një problem, patjetër që duhet bashkëpunuar me drejtësinë. Por, Tirana nuk ndalet nga molotovi! Sa më shumë molotov, aq më shumë punë! Sa më shumë sherr, aq më shumë shkolla! Sa më shumë injorancë dhe padije, aq më shumë infrastrukturë kulturore! Ky është i vetmi ilaç.

Unë nuk njoh ilaç tjetër për injorancën përveçse të ndërtojmë dhe të ketë më shumë kulturë. Unë nuk njoh ilaç tjetër për dhunën, ose do ta pranosh, ose do ta kurosh me punë dhe të sigurohesh që qyteti gjithmonë e më shumë i kthen sytë nga puna dhe jo nga dhuna. Nuk njoh ilaç për sherrin, përveçse frymës së bashkëpunimit. Ndonëse kemi një ilaç për korrupsionin dhe reforma e re në drejtësi po adreson shumë prej këtyre temave, dua të them këtë:

Shumica dërrmuese nuk shkojnë në punë për të bërë keq, shkojnë në punë për të bërë mirë, për të çuar përpara nderin e familjes së tyre, për të jetuar me respekt dhe për të kontribuar për qytetin tonë, për bashkësinë tonë, për komunitetin tonë”, tha Veliaj.

Në fund, ai kërkoi nga anëtarët e Partisë Socialiste që të përveshin mëngët dhe të ecin përpara me punë reale për njerëzit, si transporti publik, dhe jo të merren me llogjet e banaqeve.

“Teksa jemi të rreptë dhe të pamëshirshëm me këto fenomene negative, të mos harrojmë shumicën morale, shumicën e heshtur të atyre që punojnë, shumicën dërrmuese të atyre që përveshin mëngët çdo ditë, puthin fëmijët e tyre teksa i çojnë në çerdhe, kopshte dhe shkolla, i përkushtohen shërbimit publik në të gjitha ato agjenci dhe organizma që duan ta çojnë Shqipërinë përpara.

Se po të ishte e kundërta, Shqipëria nuk do t’i kishte hapur negociatat, Shqipëria nuk do të respektohej sot, nuk do të kishim 1 mln turistë në muaj dhe 12-14 mln në vit. Ndaj, motra dhe vëllezër, kokën lart, mëngët e përveshura, mbani fort njeri-tjetrin dhe të gjithë ata që janë punëtorët e partisë, që nuk meritojnë asnjë cikël balte dhe pështyme të asaj që hidhet çdo natë mbi banaqe.

Jam i sigurt që pjesa dërrmuese, pjesa e madhe, morale, me integritet, e ndershme e partisë tonë, do jetë gjithmonë fitimtare dhe do jetë gjithmonë ajo pjesë që do na çojë në betejën tjetër më të përgatitur, më të pastër, më të fortë, më të fokusuar në ato që janë çështje reale për njerëzit, si transporti public, dhe jo llogjet e banaqeve, dhe sigurisht më fitimtarë në zgjedhjet tona të 2025-ës”, përfundoi ai.

Ju sugjerojmë

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
Bota

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

7 Korrik, 2025 10:43 pm
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
Aktualitet

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

7 Korrik, 2025 9:53 pm
Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

7 Korrik, 2025 9:42 pm
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Para
Alibeaj i kthehet Manjës: Urime Ulsi, je përmirësuar! Nëse SPAK do të ishte në 2017, do të ishe tek 313 

Alibeaj i kthehet Manjës: Urime Ulsi, je përmirësuar! Nëse SPAK do të ishte në 2017, do të ishe tek 313 

“Mua më bien flokët, ty të shtohen!”, Manja replikon me Bashën: Kujdes me bojën, herë tjetër nxiji më shumë

“Mua më bien flokët, ty të shtohen!”, Manja replikon me Bashën: Kujdes me bojën, herë tjetër nxiji më shumë

Manja-Alibeajt: Je shumë rëndë. Vjen dhe shet moral e të “qan” zemra për SPAK. Kur s’u kënaqe kur të bëri ministër Berisha… 

Manja-Alibeajt: Je shumë rëndë. Vjen dhe shet moral e të “qan” zemra për SPAK. Kur s’u kënaqe kur të bëri ministër Berisha… 

TE FUNDIT

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
7 Korrik, 2025

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re pterosauri – një zvarranik fluturues që fluturoi mbi dinosaurët më shumë se 200...

Lexo më shumë

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com