Darzeza e Fierit po bëhet gati për sezonin e verës.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje, ku shihen punonjësit e komunales pastrojnë plazhin nga mbeturinat.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai e konsideron këtë plazh si një perlë të Adriatikut.
“Mirëmëngjesi dhe me pamjet e një tjetër perle të Adriatikut pak të zbuluar deri më tani, siç është Darzeza e Fierit e cila bëhet gati për sezonin veror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.