Protesta e sotme ka zgjatur për rreth dy orë, ku opozita bashkë me mbështetësit e tyre kanë kërkuar para Bashkisë Tiranë, dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliajt.
Kjo është protesta e gjashtë radhazi, që pas arrestimit të disa drejtorëve të bashkisë së Tiranës.
Situata është tensionuar herë pas here, pasi protestuesit kanë hedhur tymuese në drejtim të Bashkisë dhe bomba molotov. Më pas ata kanë hequr një pjesë të gardhit metalik që rrethonte godinën.
Ndërkohë protesta e radhës para Bashkisë Tiranë do të zhvillohet të martën e ardhshme, në orën 11:00./Opinion.al