Policia greke ka zbuluar një armë zjarri pistoletë brenda burgut “Koridhalos” ku vuajnë dënimin shumë shqiptarë.
Pas kontrollit të kryer në ambientet e përbashkëta si dhe në qelinë specifike, u gjet një pistoletë dhe një karikator me 19 gëzhoja, të fshehura me kujdes brenda një muri të ndërtuar.
Arma është gjetur me detektor metali dhe pas shpimit në mur dhe është konstatuar e thyer në pjesë të veçanta, të cilat ishin mbështjellë në 6 parcela të improvizuara.
Siç theksohet nga Policia, kjo qeli e veçantë ka qenë e zbrazur që nga gushti i vitit 2023.
Hetimet paraprake për rastin janë ndërmarrë nga Departamenti i Sigurisë Korydallos pranë Nëndrejtorit të Sigurisë Pire.