Tregtarët e Belshit kanë dalë këtë të shtunë sërish në protestë.
Ata kanë kërkuar ndryshimin e vendimit të autoriteteve lokale për zhvendosjen e tregut të Belshit në një qytezë tjetër.
Tregu është zhvendosur në fshatin Marinëz,e cila ndodhet 5 km larg nga qyteza dhe diçka e tillë kundërshtohet nga tregtarët.
Policia bashkiake mban të bllokuar me blloqe betoni rrugën ku shisnin tregtarët deri para një jave. Kjo solli përplasje mes tyre dhe policisë bashkiake.
Përfaqësues të bashkisë shprehen se një vendim i tillë është marrë me qëllim lehtësimin e lëvizjes në qytezë.
Nga ana tjetër, tregtarët të vendosur thonë se do t’i vijojnë protestat derisa bashkia të terhiqet nga vendimi dhe të ndërtojë një treg të ri në zonën urbane.