Sadiq Khan ka fituar një mandat të tretë si kryebashkiak i Londrës.
Khan grumbulloi 43.7% të votave, duke mposhtur sfiduesen konservatore Susan Hall me rreth 11 pikë përqindjeje, për të zgjeruar kontrollin e tij mbi kryeqytetin që filloi në vitin 2016.
Gjatë mandatit të tij të parë, Sadiq Khan luftoi shumë kundër Brexit. Këtë herë ai premtoi një “qytet më të drejtë, më të sigurt dhe më të gjelbër.
Njeriu që u rrit në banesat sociale ka premtuar se do të ndërtojë 40,000 shtëpi të reja sociale.