Ministri rus i Mbrojtjes urdhëroi ditën e sotme prodhimin e më shumë armëve për luftën e nisur me Ukrainën. Vendimi i Rusisë për të forcuar më shumë ofensivën ushtarake vjen pasi SHBA caktoi një paketë ndihme për Ukrainën.
Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se prodhimi i armëve duhej të rritej.
“Për të ruajtur ritmin e kërkuar të ofensivës, është e nevojshme të rritet vëllimi dhe cilësia e armëve dhe pajisjeve ushtarake, për të furnizuar ushtrinë tonë,” tha ai.
Rusia vendosi që të rrisë prodhimin e armëve pasi Presidenti i SHBA, Joe Biden, nënshkroi më 24 prill paketën financiare që do t’i ofrojë Ukrainës 61 miliardë dollarë ndihmë ushtarake.
Ndërkaq Rusia po përparon gradualisht për të arritur ato që ajo i quan qëllimet e luftës. Ajo deklaroi se armët amerikane apo paketat e ndihmës që po i ofrohen Ukrainës nga shtete perëndimore nuk kanë për ta penguar fitoren e Moskës. Por sipas disa zyrtarëve rusë, ndihmat e shtuara të SHBA mund të jenë shkëndija për të përshkallëzuar edhe më tepër konfliktin.
“Ndërmarrjet industriale kanë urdhëruar që të reduktojnë kohën e prodhimit të armëve dhe municioneve të tjera ushtarake. Ndërsa njësitë e riparimit në pjesën e përparme, në lindje dhe në jug të Ukrainës janë urdhëruar që të përmirësojnë efikasitetin e tyre“, tha ministri rus i Mbrojtjes, i cili u shfaq duke inspektuar dronët dhe armët e tjera.
Rusia tani kontrollon rreth 18% të Ukrainës duke pushtuar mjaft territore që nga dështimi i kundërofensivës së Kievit të vitit 2023 për të bërë ndonjë sulm serioz kundër trupave ruse. /Tv Klan