Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiç: Janë zgjedhur nga qytetarët!

2024/05/01 at 12:07 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Vuçiç: Pres takime të vështira në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 1 maj se nuk ishte i lumtur me reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me propozimet që Aleksandar Vulin dhe Nenad Popoviq, që janë nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të jenë në Qeverinë e re të Serbisë.

“Shpresoj që do të kemi marrëdhënie të mira me partnerët tanë amerikanë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kemi marrëdhënie të mira. Nuk jam i kënaqur me reagimin e tyre, por Qeveria e Serbisë është e zgjedhur nga qytetarët e Serbisë”, tha Vuçiç.

Më 1 maj është caktuar të mbahet seanca e Kuvendit të Serbisë, ku do të diskutohet për zgjedhjen e Qeverisë së re të Serbisë. Ministër pa portofol është propozuar Nenad Popoviq, ndërsa për zëvendëskryeministër kandidat është Aleksandar Vulin.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se SHBA-ja është “e zhgënjyer” nga propozimi i Vulinit dhe Popoviqit dhe shtoi se të dy mbeten nën sanksione, sepse qëndrimi i SHBA-së ndaj tyre është “i njohur mirë”.

Ata po ashtu kanë deklaruar se SHBA-ja nuk luan asnjë rol në vendimet e personelit të Qeverisë së Serbisë.

“Kjo do të thotë që kur vendosin sanksione ndaj dikujt, ne duhet të përulim kokën me përulësi dhe të themi  faleminderit që na informuat kush nuk duhet të jetë asgjë”, tha Vuçiç.

Nenad Popoviq është i sanksionuar nga SHBA-ja që nga nëntori i vitit 2023, ndërsa sanksionet ndaj Vulinit u vendosën në korrik të të njëjtit vit. Të dy janë në “listën e zezë”, ndër të tjera, për shkak të lidhjeve të tyre me Kremlinin.

“Dëgjova edhe nga ana tjetër se ne kemi [në Qeveri] shumë eurofanatikë dhe që janë pro amerikanëve, por ata të tjerët ishin aq të sjellshëm sa të mos flisnin publikisht për këtë. Është e rëndësishme që Qeveria është serbe dhe që do të zbatojë interesat e Republikës së Serbisë”, shtoi Vuçiçi.

Siç njoftoi Millosh Vuçeviq, kreu i Partisë Progresive Serbe (SNS), kabineti i ri do të ketë 25 ministri dhe pesë ministra pa portofol.

Ish-shefi i diplomacisë, Ivica Daçiq, do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa ministër i Mbrojtjes do të jetë Bratislav Gashiq, ish-ministër i Policisë.

Marko Gjuriq, ish-ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish-drejtor i Zyrës për Kosovën, i bashkohet Qeverisë si Ministër i Punëve të Jashtme.

Në qeverinë e re do të jenë disa emra të rinj, si zyrtari i lartë i SNS-së, Darko Glishiq, dhe 13 ministra mbeten në krye të portofoleve të njëjta si në qeverinë e mëparshme.

Qeveria e re e Serbisë do të marrë detyrën pas zgjedhjeve të dhjetorit, në të cilat ata fituan mbi gjysmën e shumicës në asamblenë republikane.

Koalicionet e opozitës, Serbia kundër dhunës dhe NADA, akuzuan koalicionin e udhëhequr nga Partia Progresive Serbe (SNS) për vjedhje zgjedhore.

Parregullsi të shumta gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, provinciale dhe lokale të mbajtura më 17 dhjetor në Serbi janë vënë në dukje nga misionet vëzhguese ndërkombëtare dhe vendore.

Autoritetet kanë mohuar vazhdimisht se ka pasur parregullsi më të rënda zgjedhore.

Në shkurt, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që kërkon nga autoritetet në Serbi të lehtësojnë një hetim ndërkombëtar për parregullsitë e supozuara, me referencë të veçantë për zgjedhjet për Asamblenë e Qytetit të Beogradit./REL

Ju sugjerojmë

Ambasada e SHBA uroi shqiptarët për zgjedhjet,Berisha:Mesazhi, asgjësimi i Edi Ramës
Aktualitet

A do e bojkotojë PD parlamentin e ri?Berisha: Çdo opsion në tavolinë!Beteja në çdo..

20 Qershor, 2025 1:21 pm
Berisha: Do të nisim të gjitha format e domosdoshme të protestave në Shqipëri
Aktualitet

Berisha: Do të nisim të gjitha format e domosdoshme të protestave në Shqipëri

20 Qershor, 2025 1:16 pm
Rriten temperaturat, fundjava perfekte për plazh
Aktualitet

Rriten temperaturat, fundjava perfekte për plazh

20 Qershor, 2025 12:59 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

Berisha: Rama shtetëzoi dhe manipuloi votën e diasporës

20 Qershor, 2025 12:54 pm
Ilir Meta kërkoi lirinë, GJKKO shtyn seancën/Avokati: Për Zotin, nuk ka prova!
Aktualitet

Ilir Meta kërkoi lirinë, GJKKO shtyn seancën/Avokati: Për Zotin, nuk ka prova!

20 Qershor, 2025 12:47 pm
Asambleja e NATO-s/ Spiropali thirrje Iranit: Ndërprit aktivitetet bërthamore!
Aktualitet

Asambleja e NATO-s/ Spiropali thirrje Iranit: Ndërprit aktivitetet bërthamore!

20 Qershor, 2025 12:43 pm
Më 8 korrik, PE miraton raportin për Shqipërinë
Aktualitet

Më 8 korrik, PE miraton raportin për Shqipërinë

20 Qershor, 2025 12:37 pm
Grabiti 10 mijë euro në një studio ligjore dy vite më parë, arrestohet 42-vjeçari
Aktualitet

Grabiti 10 mijë euro në një studio ligjore dy vite më parë, arrestohet 42-vjeçari

20 Qershor, 2025 12:30 pm
Spiropali: Shqipëria pret në 2027-ën samitin e parë të NATO-s në rajon!
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria pret në 2027-ën samitin e parë të NATO-s në rajon!

20 Qershor, 2025 12:23 pm
Hakerat sulmojnë Bashkinë e Tiranës, rishfaqet “Homeland Justice”
Aktualitet

Hakerat sulmojnë Bashkinë e Tiranës, rishfaqet “Homeland Justice”

20 Qershor, 2025 12:14 pm
Para
Bashkëshorti i ministres Ibrahimaj goditi drejtorin e ATK, deputetja e PD: Të japë dorëheqjen e menjëhershme 

Bashkëshorti i ministres Ibrahimaj goditi drejtorin e ATK, deputetja e PD: Të japë dorëheqjen e menjëhershme 

Rama në impiantin e Ferrokromit në Elbasan: 2 milion euro investim e rritje pagash

Rama në impiantin e Ferrokromit në Elbasan: 2 milion euro investim e rritje pagash

Zgjerimi i BE-së, Von der Leyen: Përfitojnë vendet që duan të anëtarësohen, por edhe vetë unioni 

Von der Leyen paralajmëron: Nuk përjashtohet mundësia e ndalimit të TikTok-ut në Bashkimin Europian 

TE FUNDIT

A do e bojkotojë PD parlamentin e ri?Berisha: Çdo opsion në tavolinë!Beteja në çdo..

Ambasada e SHBA uroi shqiptarët për zgjedhjet,Berisha:Mesazhi, asgjësimi i Edi Ramës
20 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në daljen për mediat ditën e sotme u pyet nëse opozita do të bojkotojë...

Lexo më shumë

Berisha: Do të nisim të gjitha format e domosdoshme të protestave në Shqipëri

Berisha: Do të nisim të gjitha format e domosdoshme të protestave në Shqipëri
20 Qershor, 2025

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se do të nisin të gjitha format e domosdoshme të protestave në Shqipëri...

Lexo më shumë

Rriten temperaturat, fundjava perfekte për plazh

Rriten temperaturat, fundjava perfekte për plazh
20 Qershor, 2025

Fundjava, ndryshe nga e premtja, sjell mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të Shqipërisë. E shtuna do të...

Lexo më shumë

Berisha: Rama shtetëzoi dhe manipuloi votën e diasporës

Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
20 Qershor, 2025

Në konferencë për mediat nga Selia Blu, Sali Berisha denoncoi sot atë që e quan manipulim të votave në diasporë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com