Të hënën, më 29 prill në eminioni “Opinion” u trajtua tema “Përse nuk e transmetoi Rai 3 reportazhin?”
Rreth një javë më parë nga RAI3 i cili kishte deklaruar që pas transmetimit të versionit të parë të një reportazhi për Shqipërinë dhe të emigrantëve në emisionin “Report” në RAI3 do të kishte një emision të dytë. Vetë drejtuesi i emisionit deklaroi se do të shiheshin të dielën në mbrëmje, por të dielën në mbrëmje pjesa më e madhe e shikuesve shqiptarë që u ulën për të parë reportazhin, i cili u kthye në qendër të debateve parlamentare, episodi i parë i tij sot dhe gjatë javës së kaluar, nuk gjetën asnjë gjurmë të reportazhit të paralajmëruar për Shqipërinë. Gazetari kishte paralajmëruar këtë, kryeministri shqiptar gjatë gjithë javës kishte pasur përplasje me RAI-n, me gazetarin, kishte tentuar të futej live në emision, gazetari ka thënë “unë do ta tregoj të gjithë historinë”.
Çfarë ndodhi? Përse RAI3 zhduku një reportazh të paralajmëruar në një gjest të pashembullt në mediat europiane? Një reportazh i paralajmëruar i cili nuk shfaqet fare dhe mbi të gjitha, nuk ka asnjë lloj ndjese, shpjegimi sepse në kushte ekstreme mund të kishte një njofitm që ishte duke u punuar apo verifikuar, por nuk ka asgjë, thjesht një paralajmërim i hedhur në humbëtirë dhe pa asnjë përgjigje pas tij.
Të ftuar: Alba Kepi, Eduard Zaloshnja, Mark Marku, Plarent Ndreca
Gjithashtu tema e diskutuar ishte edhe “Përse po shkon Veliaj në SPAK?”
Në pjesën e tretë të emisionit u trasmetua episodi i 11 i “31 minuta” me dy çështje: Kosto e arresteve me burg dhe Stoku i dosjeve të drejtësisë.