Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Scholz: Asociacioni, i rëndësishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

2024/04/30 at 9:02 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Scholz: Asociacioni, i rëndësishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kancelari gjerman Olaf Scholz theksoi të hënën rëndësinë e hapave konkretë nga autoritetet e Kosovës, drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në kuadër të përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, njoftoi zyra e kancelarit gjerman.

Në njoftim thuhet se kancelari Scholz theksoi “mbështetjen e Gjermanisë për integrimin evropian të Kosovës ndërsa rikujtoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit”. Kancelari gjerman, thuhet në njoftim, ka përshëndetur zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkoi ndërkaq mbështetjen e kancelarit gjerman Olaf Scholz për anëtarësim në Këshillin e Evropës, më pak se tre javë nga mbledhja e Këshillit të ministrave të kësaj organizate, kur anëtarësimi i Kosovës mund të hidhet në votim.

Kryeministri Kurti shkroi në rrjetet sociale se gjatë një bisede telefonike me kancelarin Scholz ka “shprehur mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur dhe shpresën se Gjermania do të mbështesë antëraësimi e Kosovës në Këshillin e Evropës në përputhje me rekomandimet e Asamblesë parlamentare”, duke nënvizuar siç tha angazhimin e Kosovës për të zbatuar tërësisht marrëveshjen e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Dy javë më parë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i hapi Kosovës rrugën e anëtarësimit në këtë organizatë, fjalën përfundimtare për të cilin duhet ta jap Këshilli i ministrave. Edhe në këtë fazë, Kosova duhet të sigurojë votat e dy të tretave të vendeve anëtare që marrin pjesë në votim.

Ndonëse në raportin e miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës thuhet se themelimi i Asociacionit duhet të jetë një “angazhim pas anëtarësimit” për Kosovën, vendet e “Quint-it”, siç njihet pesëshja kryesore perëndimore e përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar, e shohin çështjen e këtij anëtarësimi si një mundësi për të ushtruar trysni mbi qeverinë e kryeministrit Albin Kurti rreth kësaj çështjeje.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien tha javën e kaluar pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti se Kosova duhet të përparojë urgjentisht drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron, pas një bisede telefonike me kryeministri Albin Kurti ka theksuar “rëndësinë e përparimit të shpejtë dhe të pakthyeshëm nga autoritetet e Kosovës drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në kuadër të përpjekjeve për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës”.

Kosova dhe Serbia u morën vesh në vitin 2013 për themelimin e Asociacionit, ndërsa në vitin 2015 u pajtuan për parimet e tij. Por, po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se një pjesë e madhe e këtyre parimeve janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Në tetor të vitit të kaluar, diplomatët evropianë dhe amerikanë u dorëzuan palëve një projekt statut të Asociacionit. Udhëheqësit e të dyja vendeve i thanë po në parim dokumentit, por gjërat nuk kanë lëvizur nga vendi.

Në projektstatutin e hartuar nga diplomatët perëndimorë thuhet se ai do t’i nënshtrohet shqyrtimit të kushtetutshmërisë së tij nga Gjykata Kushtetuese para themelimit.

Diplomatët presin që autoritetet në Prishtinë ta dërgojnë projektstatutin në Gjykatën Kushtetuese dhe për ta bërë këtë, ai duhet të miratohet nga qeveria dhe të shndërrohet në dokument juridik të shqyrtueshëm nga Gjykata.

Kosova ka hezituar të hedh hapa për këtë çështje nga frika se një mekanizëm i tillë do të mund të shndërrohej në një entitet të ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnje.

Partitë opozitare i kërkuan sot qeverisë që të ketë kujdes lidhur me kushtëzimin e mundshëm të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë me hedhjen e hapave drejt themelimit të Asociacionit.

“Mendoj se stadet e kaluara kanë dëshmuar një nivel të mirë të kalimit të Kosovës në këto stade megjithatë mbetët të shihet në javët në vazhdim cili do të jetë pozicioni i Kosovës dhe nëse qeveria me angazhimin ose mos angazhimin e saj do të arrijë që Kosova të jetë anëtare në Këshillin e Evropës”, tha Blerta Deliu Kodra nga Partia Demokratike e Kosovës.

“E shoh që ka një presion serioz ndaj Kosovës në raport me këtë temë. Kosova nuk duhet ta humbë mundësinë për të qenë anëtarja e 47 e Këshillit të Evropës”, tha Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha të hënën në mbrëmje në Beograd se mundësitë që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës ende janë të mëdha.

“Ne po bëjmë gjithçka për ta parandaluar, sepse respektojmë rregullat evropiane, gjithçka që kemi rënë dakord me Evropën dhe me amerikanët. Sekuenca e parë (marrëveshjes së Ohrit) ishte formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha ai

Beogradi i ka akuzuar autoritetet në Prishtinë dhe Bashkimin Evropian për mos themelimin e asociacionit, ndërsa është vënë në fushatë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ndonëse në marrëveshjen e vitit të kaluar palët janë pajtuar se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese./VOA

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
“O hajdut!”, Veliaj ‘përplaset’ jashtë SPAK-ut me qytetarët dhe përfaqësuesit e PD (VIDEO)

“O hajdut!”, Veliaj ‘përplaset’ jashtë SPAK-ut me qytetarët dhe përfaqësuesit e PD (VIDEO)

SHBA, vriten tre pjesëtarë të forcave të rendit në Karolinën e Veriut

SHBA, vriten tre pjesëtarë të forcave të rendit në Karolinën e Veriut

Tritoli në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, 30 mijë euro shpërblim kush jep informacion për autorin

Tritoli në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, 30 mijë euro shpërblim kush jep informacion për autorin

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com