Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “Arrest me burg” për Dritan Stoken, specialistin e Kadastrës, i cili u arrestua për korrupsion në periudhë zgjedhjesh elektorale, në vitin 2019.
Sipas SPAK, Stoka iu premtonte qytetarëve, kryesisht të zonës së Saukut, legalizim të banesave në këmbim të votave për Partinë Socialiste. Kjo gjykatë ka ndryshuar masën e sigurisë për Ish-kryeplakun e lagjes se re në Sauk. Agim Osmanin, duke e bërë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”.
Edhe për Alqi Hajdinin, ish-juristin e Kadastrës, gjykata ndryshoi masën e sigurise nga “Arrest shtëpie” në “Detyrim paraqitje”. Ndërsa i është lënë masa “Detyrim paraqitje” Ylli Barutit, i cili luante rolin e sekserit.