Dalja e sotme e Berishës në ballkonin e banesës u ndoq nga afër edhe nga Meta, i cili pas 4 muajsh iu bashkua simpatizantëve të PD në “rrugën e shpresës”.
Por edhe natën e sotme, ish-kryeministri nuk i ndali sulmet për SPAK dhe Altin Dumanin.
“T’u themi shqiptarëve se ne po luftojmë kundër varfërisë tënde, kundër vjedhjes tënde nga këta qeveritarë, kundër poshtërimit tënd, kundër zbimit tënd nga vendi i fëmijëve të tu. Bashkohu me ne se ne këtë betejë do e fitojmë.
Se nuk ka forcë, se idealet tona janë më të forta se çdo blind, se çdo barrikadë, se çdo mur, se çdo derë, se çdo gjë. Edi Rama, ky antishqiptar, ky hajdut i papërmbajtur, ky kriminel i shpifur mendon se do zhdukë opozitën me mercenarë, horra si Dumanë e kompani”, tha Berisha.