RENEA ka blinduar Gjykatën e Vlorës këtë të shtunë pasi është vlerësuar masa e arrestit për Sokol Sinomatin.
Gjykata e ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e Sokol Sinomatit, ndërsa ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg me afat 40 ditë”.
Vendimi me afat për mbërritjen e dokumentacionit për ekstradimin e Sinomatit.
Sokol Sinomatin u lirua nga amnistia, por vetëm 12 orë pas lirimit, ai u arrestua sërish me urdhër nga drejtësia italiane.
“U ekzekutua vendimin penal për shtetasin Sokol Sinomataj, 46 vjeç, të cilin Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafik ilegal i emigrantëve”, thuhet në njoftimin e policisë.