Nis nga Shkodra procesi i dezinsektimit, i cili do të zgjerohet në të gjithë vendin. Për herë të parë në këtë proces është zgjedhur edhe zona përgjatë liqenit të Shkodrës, në Shirokë dhe Zogaj.
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu bashkë me Kryetarin e Bashkisë Benet Beci inspektuan zonën e Shirokës.
Albana Koçiu, Ministre e Shëndetësisë: Kemi ardhur me të gjitha strukturat përgjegjëse për procesin e dezinsektimit që i dedikohet pikërisht mos pasjes së mushkonjave në territoret kukemi pushues, kemi njerëz që vijnë frekuentojnë Shkodrën, që jam e sigurt që këtë vit do të jetë destinancion turistik jo vetëm për pushuesit vendas, por edhe për të huajt.
Për Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, nisja e këtij procesi është tejet i mirëpritur në prag të sezonit turistik.
Benet Beci, Kryetari i Bashkisë Shkodër: Ne jemi në kohën e duhur për të filluar para sezonit dhe ka një pritshmëri shumë të lartë edhe për turizmin, kështu që e shoqëruar kjo me masat, në këtë rast do të krijojnë disa kushte shumë më të mira mendoj, për të pasur një turizëm sa më të shëndetshëm dhe sa më të mirë. Kemi pritur këtë ditë prej shumë kohësh së fundi por tani jam shumë i kënaqur që ne e kemi filluar dhe jemi në bazë të një studimi të saktë dhe të një bashkëpunimi të përbashkët me bashkinë.