Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jeta në Çernobil, 38 vite pas fatkeqësisë bërthamore

2024/04/26 at 5:06 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Jeta në Çernobil, 38 vite pas fatkeqësisë bërthamore

Tridhjetë e tetë vite pas fatkeqësisë bërthamore të Çernobilit, qindra punonjës angazhohen për mbikëqyrjen e termocentralit që është jashtë përdorimit prej kohësh dhe një zone prej 30 kilometrash që është braktisur për shkak të ndotjes.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalets ishte atje dhe sjell rrëfimin e një inxinieri që përjetoi tragjedinë e vitit 1986 dhe që sot vazhdon të punojë në Çernobil.

Heshtja mbizotëron në atë që njihet si zona e braktisur e Çernobilit.

Aktiviteti njerëz këtu ndaloi pothuajse plotësisht 38 vite më parë, duke e lënë natyrën të paprekur.

“Të punosh në zonën e braktisur të Çernobilit është kënaqësi dhe pasiguri, siç thonë vizitorët. Por ne punonjësve na pëlqen. Është qetë këtu”, thotë inxhinieri Volodymyr Verbytskyi.

Ai e sheh këtë zonë si shtëpinë e tij, sepse në qytetin që sot është braktisur, Prypiat, kaloi vitet e fëmijërisë dhe rinisë.

“Ky ishte apartamenti im. Në katin e parë. Këto janë dritaret e dhomës së gjumit. Dhoma e ndënjes ishte në anën tjetër”, thotë zoti Verbytskyi.

Qyteti Prypiat ndodhet 2 kilometra larg termocentralit bërthamor të Çernobilit.

Pas shpërthimit të Reaktorit Numër 4 më 26 prill 1986, qyteti u evakuua. Në atë kohë zoti Verbytskyi ishte inxhinier i ri në termocentral.

“Ishte fundjavë. Isha zgjuar duke lexuar. Rreth orës 4 të mëngjesit erdhi postierja dhe më tha se diçka kishte ndodhur në stacion dhe se duhej të shkoja në punë”, thotë ai.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore tha më vonë se Çernobili ishte një fatkeqësi e madhe e shkallës 7, që është niveli më i rëndë.

Për pasojë, 31 njerëz vdiqën ndërsa 600 mijë të tjerë që morën pjesë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit u ekspozuan ndaj niveleve shumë të larta të rrezatimit.

“Reaktori kishte marrë fund. Si specialist, e kuptova se kjo ishte fatkeqësi e madhe”, thotë zoti Verbytskyi.

Më pas, ai u largua dhe u evakuua nga qyteti së bashku me gruan dhe djalin e tij.

“Na thanë se duhet të largohemi nga qyteti vetëm për dy ose tre ditë. Më vonë, mjekët kontrolluan djalin tim dhe thanë se shkalla e rrezatimit të tij ishte dy herë mbi normën e të rriturve”, thotë zoti Verbytskyi.

Brenda muajit zotin Verbytskyi e thirrën në punë. Ai punoi në termocentral për një vit dhe më pas u transferua në zonën e braktisur, që shtrihet 30 kilometra pranë uzinës së Çernobilit, me shkallën më të lartë të ndotjes nga rrezatimi.

“Në Ukrainë, gjatë periudhës fillestare, 96 qytete dhe fshatra janë zhvendosur. Afërisht 130 deri 150 mijë njerëz u evakuuan”, thotë zoti Verbytskyi.

Ai shton se zona vazhdon të ketë shkallë të lartë ndotjeje.

“E shihni? Niveli i ndotjes po rritet. Kjo shifër është pesë herë më e lartë krahasur me normën e lejuar në Ukrainë”, shpjegon zoti Verbytskyi.

Inxhinieri nuk e mban mend sa herë e ka vizituar zonën që vazhdon të jetë vendi i tij i punës.

Ai mbijetoi një evakuim të dytë nga këtu më 2022, kur rusët morën kontrollin e Çernobilit në fillim të sulmit kundër Ukrainës./VOA

Ju sugjerojmë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

13 Qershor, 2025 10:21 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

13 Qershor, 2025 10:08 pm
30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
Aktualitet

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

13 Qershor, 2025 9:49 pm
I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
Aktualitet

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

13 Qershor, 2025 9:34 pm
Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!
Bota

Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!

13 Qershor, 2025 9:25 pm
Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore
Bota

Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore

13 Qershor, 2025 9:14 pm
Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv
Bota

Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv

13 Qershor, 2025 8:52 pm
Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan
Rajoni

Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan

13 Qershor, 2025 8:40 pm
Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ
Aktualitet

Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ

13 Qershor, 2025 8:24 pm
Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 8:03 pm
Para
Osmani: Vuçiç ka bërë deklarata posttraumatike në seancën e OKB-së

Osmani: Vuçiç ka bërë deklarata posttraumatike në seancën e OKB-së

Protesta e opozitës te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës

Protesta e opozitës te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës

Spiropali i përgjigjet deputetit të PD: Përse keni frikë nga gratë zoti Bardhi?

Zhupa kërkoi mbledhjen e Komisionit për Mediat/ Spiropali: Kërkon të na vërë në tabaka Shqipërinë e përbaltur nga emisioni italian

TE FUNDIT

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
13 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar sërish kundër Iranit. Netanyahu theksoi se Izraeli ka nisur një nga operacionet më të...

Lexo më shumë

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
13 Qershor, 2025

Sipas mediave ndërkombëtare, Moska është gati të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit. Presidenti rus Vladimir...

Lexo më shumë

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në Luz të vogël të Kavajës, ku takoi zotin Vahid Lusha. Ai së bashku me 3 vëllezërit,...

Lexo më shumë

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në qytetin e Kavajës, pasi kryefamiljari Ilir Halili ka mbetur me 6 fëmijët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com