Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Investigimi i “Rai 3”, Rama vijon “turin” e intervistave në “Corriere della Sera”: Investigimi, i neveritshëm

2024/04/26 at 11:52 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ne nuk mund të jemi bllokuesit e buxhetit të bashkisë”, Rama kritika Këshillit Bashkiak të Kavajës

Pas publikimit të investigimin të “Rai 3” që fliste për korrupsionin në vendin tonë, kryeministri Edi Rama ka nisur një “tur” intervistash në mediat shqiptare dhe ato italiane.


Këtë herë Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Corriere della Sera”.

Në intervistë për median italiane, kryeministri Rama e ka quajtur investigimin të neveritshëm dhe shumë paragjykues teksa ka thënë se nuk ka folur me kryeministren italiane, Melonin në lidhje me këtë çështje.

Rama ka shtuar se ka kontaktuar me drejtorin e Rai 3, Corsinin, të cilit i ka komunikuar një fakt shumë të rëndë për të cilin thotë se në rrethana të tjera nuk do e kishte informuar.

Pjesë nga intervista e “Corriere della Sera” me kryeministrin Rama:

Pyetje: A ju duket e drejtë dhe normale që kryeministri i një vendi tjetër, të bëjë presion në televizionin shtetëror?

Edi Rama: Para se t’i hedhin fajin natyrës së fjalës time, miqtë e mi në opozitën në Itali duhet të interesohen për shkaqet dhe të përpiqen që të kuptojnë se dinjiteti dhe transparenca janë të rëndësishme si kur flitet për shërbimin publik italian dhe kur bëhet fjalë për institucionet publike shqiptare si dhe personat që i përfaqësojnë ato. Nuk kam as qëllim dhe as mjete që të imponoj diçka në punët e brendshme të vendit tuaj. Por unë kam për detyrë të mbroj vendin tim nga steriotipi i tmerrshëm i një epoke tjetër të krijuar nga mediat në Itali për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Pyetje: A është e vërtetë se puna në qendrat e strehimit të emigrantëve janë prapa planit? Dhe se 650 milionë shpenzimet e planifikuara në 5 vjet janë rritur në 1 miliard?

Edi Rama: Çfarë kanë të bëjnë me ne të gjitha polemikat në shtëpinë tuaj për flukset, kostot, kontratat e kështu me radhë? Asgjë. Dhe çfarë lidhje ka fakti që sekretari i përgjithshëm i qeverisë shqiptare ishte avokat penal në Itali më shumë se dhjetë vjet më parë me marrëveshjen për emigrantët? Dhe për çfarë arsyeje që nuk ka kuptim duheshin thënë gënjeshtra dhe shpifje të eksportuara nga Shqipëria në Itali, për t’u hedhur si gurë shtrigave në sytë e audiencës së Report?

Pyetje: Ish-avokati Engjëll Agaci, i cili dikur mbronte mafiozët dhe trafikantët shqiptarë të drogës dhe tani është sekretar i përgjithshëm i qeverisë, është njeriu kyç i protokollit apo jo?

Edi Rama: Ndaj Agaçit ka pasur një furi joracionale. Pasi censuruan pyetjen e kërkuar nga programi nga sekretari i përgjithshëm dhe i pranuar prej tij, pasi ai u përgjigj me email, ata vazhduan ta akuzonin se nuk kishte pranuar të përgjigjej. Ishte një gjë shumë e madhe për t’u gëlltitur në heshtje.

Pyetje: A është për një formë dëmshpërblimi që i kërkuat drejtuesit të “Report”, Sigfrido Ranucci, që të mund të përgjigjet me një intervistë live?

Edi Rama: Unë nuk kam kërkuar asnjë dëmshpërblim. Të enjten kam shkëmbyer një mesazh miqësor me drejtuesin Ranucci pasi kam publikuar në rrjetin social X reagimin për fjalimin e tij në një televizion shtetëror. Ndoshta më në fund do të arrij që të them dhe qëndrimin tonë në programin e tij pa u censuruar.

Pyetje: Opozita akuzon Melonin se po ndjek modelin Orban për çështjen e të drejtave civile dhe lirisë së informacionit dhe shtypit. A e kanë gabim, apo ka vërtet diçka për t’u shqetësuar?

Edi Rama: Si mund të them se kush ka të drejtë dhe kush e ka gabim, nëse duke ndërhyrë për një çështje shumë serioze të censurës dhe dezinformimit të lirë që prek Shqipërinë, u gjenda në mes të stuhisë italiane?

Pyetje: A keni folur me Giorgia Melonin?

Edi Rama: Nuk kam folur me Giorgia Melonin, sepse e imja është një betejë për të vërtetën dhe dinjitetin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Kryeministrja juaj nuk ka asnjë lidhje me të, edhe pse vendi im u bë si një objektiv i sulmit kundër qeverisë së saj.



Ju sugjerojmë

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Para

Vlorë/26-vjeçarja i vjedh paratë bashkëjetuesit dhe largohet në drejtim të paditur, policia vihet në kërkim të të resë 

Foto/Protestuesit hedhin sërish bomba molotova para derës së Bashkisë Tiranë 

Foto/Protestuesit hedhin sërish bomba molotova para derës së Bashkisë Tiranë 

Në kërkim për molotovët e hedhur para Bashkisë Tiranë një javë më parë, dy qytetarët ndalohen në protestën e sotme

Në kërkim për molotovët e hedhur para Bashkisë Tiranë një javë më parë, dy qytetarët ndalohen në protestën e sotme
















TE FUNDIT

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}