Ditën e sotme Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka njoftuar se do të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese, padinë për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi do të ketë edhe një komunikim me gazetarët, ku do të flasë lidhur me këtë padi.
Kujtojmë se opozita kërkon që mandatin e Olta Xhaçkës ta dërgojnë për shqyrtim në Gjykatës Kushtetuese. Këtë kërkesë me herët Kuvendi e ka rrëzuar.