Ka nisur procesi ndaj Ervin Salianjit në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm.
Në seancë mungojnë deputeti Salianji dhe avokati i tij.
Avokati i Salianjit, Ledio Braho i ka drejtuar një kërkesë gjykatës për shtyrje të seancës.
“Nuk mund të jem i pranishëm për arsye shëndetësore”, ka deklaruar ai.
Mësohet se gjykata ka vendosur ta shtyjë seancën për në date 8 maj 2024, ora 10.00.