Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryesia e Këshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes, arsyeja

2024/04/23 at 7:42 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryesia e Këshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes, arsyeja

Përfaqësuesit e PS në këshillin Bashkiak të Tiranës kanë rrëzuar kërkesën e opozitës për mbledhje urgjente, pas arrestimit të zyrtarëve të bashkisë për çështjen “5D”.

Në faqen zyrtare të Këshillit Bashkiak thuhet se kërkesat e paraqitura nuk përmbanin numrin e firmave minimale të kërkuara nga rregullorja për thirrjen e një mbledhje jashtë radhe të Këshillit Bashkiak.

“Mbledhja e kryesisë së këshillit bashkiak Tiranë e zhvilluar më datë 22 prill, ora 17:00 në përfundim të diskutimeve vendosi rrëzimin e kërkesave të paraqitura nga përfaqësuesit e pakicës në këshillin bashkiak në lidhje me zhvillimin e një mbledhje urgjente të këtij këshilli. Kërkesat e paraqitura nga përfaqësuesit e pakicës në këshillin bashkiak Tiranë nuk plotësonin kriteret e nenit 22, shkronja “b” të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Tiranë”, ku përcaktohet se këshilli mblidhet jashtë radhe me kërkesën e 1/3 të anëtarëve të tij. Kërkesat e paraqitura nuk përmbanin numrin e nënshkrimeve të kërkuar nga rregullorja për thirrjen e një mbledhje jashtë radhe të këshillit bashkiak”, thuhet në njoftim.

Kryesia e Këshillit Bashkiak vendosi gjithashtu rrëzimin e kërkesës për ngritjen e një komisioni hetimor për emërimet në Bashkinë e Tiranës dhe auditin e brendshëm të saj.

Në njoftimin e Këshillit Bashkiak nënvizohet se në përputhje me parashikimet e rregullores së këshillit bashkiak, ky këshill mund të krijojë vetëm komisione të përkohshme pune studimore ose për përgatitje projektvendimesh në fusha të caktuara që i shërbejnë interesit publik vendor, duke e nxjerr jashtë parashikimeve ligjore kërkesën e paraqitur nga anëtarët e opozitës në këshillin bashkiak.

“Këshilltarët e grupit të Partisë Socialiste shprehën mbështetjen për punën e organit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke ftuar edhe përfaqësuesit e grupeve të opozitës të mbështesin publikisht dhe inkurajuar hetimet e mëtejshme dhe të mos ndërhyjnë në kompetencat e organeve të specializuara në luftën kundër korrupsionit. Propozim ky i cili nuk gjeti mbështetje nga përfaqësuesit e tjerë të grupeve politike në kryesinë e këshillit bashkiak”, thuhet në njoftimin zyrtar të Këshillit Bashkiak.

Prej tre javësh qytetarët dhe opozita protestojnë para bashkisë së Tiranës duke kërkuar largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Protestuesit e akuzojnë Veliajn si të lidhur me kompaninë “5D” dhe se ka abuzuar me taksat e tyre. Po prej tre javësh anëtarët e opozitës në Këshillin Bashkiak kërkojnë mbledhje urgjente të këtij këshilli si dhe kërkojnë sqarim nga Veliaj lidhur me përfshirjen e tij ose jo në çështjen “5D”.

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Kandidatët për prokuror në shkollën e Magjistraturës dalin në protestë, kërkojnë anulimin e fazës së parë të provimit

Kandidatët për prokuror në shkollën e Magjistraturës dalin në protestë, kërkojnë anulimin e fazës së parë të provimit

Shpallet në kërkim kryeinspektori e inspektori i Elbasanit, morën ryshfet për lejimin e ndërtimit pa leje

Shpallet në kërkim kryeinspektori e inspektori i Elbasanit, morën ryshfet për lejimin e ndërtimit pa leje

Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi?

Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi?

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com