Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim, Agron Bejdolli, i cili konsiderohet si krahu i djathtë i “Rrumit të Shijakut”.
Ndaj Bejdollit, Gjykata e Durrësit ka caktuar më datë 02.05.2023 masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Heqja e Paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas akuzohet se më datë 02.10.2022, në Maminas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, i ka hequr lirinë shtetasit Indrit Beqiraj, banues në Durrës.
Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al