Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PS braktisi komisionin e TIMS, Toni Gogu: Ligji u shkel si një bisht cigareje. U larguam me dhimbje 

2024/04/16 at 10:19 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
PS braktisi komisionin e TIMS, Toni Gogu: Ligji u shkel si një bisht cigareje. U larguam me dhimbje 

Nënkryetari i Komisionit Hetimor të TIMS, Toni Gogu ka sqaruar largimin e socialistëve nga mbledhja e mbajtur pasditen e një dite më parë. 


“Dje u larguam me dhimbje nga Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave TIMS. Në mbledhjen e djeshme ishim të shtrënguar që nga anëtarë të një Komisioni Hetimor, të bëheshim dëshmitarë sesi Ligji u shkel sistematikisht me injorancë si një gjë e pavlerë. 

Ligji që duhet të respektonim për Organizimin dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore na ngarkon ne, ligjvënësve që: (cit.) “të hetojmë përmes veprimeve proceduriale për të sqaruar një çështje të veçantë (në rastin tonë, veprimtarinë e institucioneve të ngarkuara për mbrojtjen e sistemit TIMS), por pa marrë të pandehur dhe pa ngritur akuzë penale.” 

Ligji nuk na autorizon të akuzojmë, ndaj sa herë që akuzojmë në vend që të hetojmë, ligji shkelet. Ligji nuk na autorizon të shpallim fajtorë, ndaj sa herë që shpallim të tillë pa bërë ende asnjë pyetje, ligji shkelet. 

Ne, ligjvënësit anëtarë të Komisionit Hetimor, në zbatim të ligjit për komisionet hetimore, ndihmohemi nga ekspertët ligjorë. Nga ata ekspertë ligjorë të Komisionit, që janë miratuar me shumicë të cilësuar. Ligji ngarkon ekspertët ligjorë për grumbullimin e informacionit dhe hartimin e Planit të Hetimit. Planin e Votimit ne e VOTOJMË, dhe më pas e zbatojmë me përpikmëri në thirrjen dhe pyetjen e dëshmitarëve dhe krerëve të institucioneve. Sipas Ligjit! Sa i paaftë apo në keqbesim duhet të jesh që të mos e kuptosh këtë?! 

Ne ligjvënësit anëtarë të Komisionit Hetimor VOTOJMË. VOTOJMË ÇDO KËRKESË PËR INFORMACION. VOTOJMË PLANIN E HETIMIT. VOTOJMË ÇDO NDRYSHIM APO PLOTËSIM TË KËTIJ PLANI. 

VOTIMI është rregulli bazë në vendimmarrjen e një Komisioni (dhe jo vetëm). Nuk ka mënyrë tjetër për të marrë vendim! Ndaj kur kolegëve të Komisionit iu heq të drejtën për të VOTUAR, se bën sikur nuk i dëgjon, apo bën sikur nuk i sheh, jo vetëm që shkel ligjin, por i heq edhe Komisionit mundësinë që të marrë Vendime. Sa i paaftë apo në keqdashje duhet të jesh që të mos e kuptosh këtë?! 

Të shohësh Kryetarin e një Komisioni Hetimor, që injoron hapur jo vetëm ligjin e Komisioneve Hetimore, por edhe ligjet e logjikës së thjeshtë njerëzore, duke mos ja nënshtruar vendimmarrjen VOTIMIT, e tejkalon dhimbjen për Ligjin e shkelur. 

Të shohësh dikë që nga karrikja e ligjvënësit REFUZON t’i nënshtrojë VENDIMMARRJEN VOTIMIT dhe beson se demagogjia mund të zëvendësojë procedurën më elementare nga e cila buron çdo vendimmarrje, të bën të ndjehesh i keqardhur edhe për demagogjinë e konsumuar më kot. 

Komisioni është i detyruar nga Ligji që të votojë dhe miratojë me votë SECILËN KËRKESË PROCEDURIALE, të përgatitur nga ekspertët që i ka propozuar vetë. 

Në një situatë si ajo e drejtimit të çartur të Komisionit Hetimor për TIMS-in, jo vetëm që bëhesh dëshmitar i një shkeljeje ligjore, por edhe i një sjelljeje në keqbesim dhe keqdashëse. 

Më duhet të shpjegoj se kërkesat proceduriale për informacion që i dërgohen krerëve të institucioneve të rendit dhe sigurisë në republikën tonë, kanë nevojë të mbështeten me vendimmarrjen e deputetëve anëtarë te Komisionit. 

Për vendimmarrjen nevojitet Votim sipas Ligjit, sepse vendimet e Komisioneve Parlamentare, nuk janë si votimet e 5 mijë delegatëve, që votonin të ulur në 3 mijë karrige, e nga të cilat votime “merreshim vendime” të njoftuara e të zbardhura muaj të tërë përpara votimit. 

Secila Kërkesë Proceduriale për informacion meriton vëmendjen dhe VOTËN E KOLEGËVE DEPUTETË. Dhe kur ia mohon këtë të drejtë të gjithë kolegëve, majtas e djathtas, jo vetëm që shkelet ligji, por nëpërkëmbet edhe inteligjenca e votuesve që presin të shohin rezultatet e hetimit parlamentar. 

Për pak show politiko-mediatik, mund t’i qepesh edhe një batute të mjerë, thjesht sepse të ngjason me një shkop bejzbolli me të cilën mund t’u hakërrehesh kundërshtarëve politikë. Me batutë në gojë mund të shkelësh edhe Kodin e Etikës së Deputetit, por nuk zhbën dot procedurën parlamentare. Nuk zëvendëson dot VOTIMIN. Nuk ka batutë që të shpëton nga procedura ligjore. 

Komisioni hetimor, është i vetmi instrument që mund të na udheheqë drejt së të vërtetës objektive. Të paralizosh Komisionin Hetimor do të thotë minimumi të shkelmosh me arrogancë pritshmëritë e atyre që beson se të votojnë. 

Shkelja haptazi e ligjit, Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Etikës, për më tepër me një arrogancë, që sa kohë nuk buron dot nga vota, me sa duket merr frymëzim nga padija, na e bënte të pamundur vijimin e mbledhjes. 

Ndaj dhe u larguam, nga ajo skenë e shëmtuar, ku ligji shkelet dhe komisioni hetimor paralizohet me vetëdije. Shpresojmë që Kryetari dhe kolegët opozitarë që kanë kërkuar të hetojnë, t’u kthehen pyetjeve dhe të lënë mënjanë deklaratat. 

Të paktën deri në ditën që Komisioni mund të vendosë t’i thërrasë si dëshmitarë për aq shumë gjëra sa kanë deklaruar dhe pretendojnë se dinë. Atë ditë mund të DEKLAROJNË gjerë e gjatë! Deri atë ditë është mirë të pyesin dhe të dëgjojnë, pra të hetojnë. 

Dje u larguam, pasi me keqardhje konstatuam sesi ligji shkelej si të ishte bishti i një cigareje, që e ke ndezur sa për të kaluar mërzitjen apo sëkëlldinë e radhës. Shkelej me këmbë, me duar e me fjalë. U larguam sepse largimi ishte e vetmja mënyrë për të ndalur shkeljen e ligjit”,-tha Gogo. 



Ju sugjerojmë

Si i prodhon dhe përdor Rusia granatat kimike kundër Ukrainës
Bota

Si i prodhon dhe përdor Rusia granatat kimike kundër Ukrainës

8 Shtator, 2025 11:02 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Atentati me dy viktima në Shkodër, reagon Policia

8 Shtator, 2025 10:23 am
OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike
Life Style

OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike

8 Shtator, 2025 10:01 am
Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori
Kronikë

Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori

8 Shtator, 2025 10:00 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Atentat në Shkodër/ Vritet një person, disa të plagosur

8 Shtator, 2025 8:59 am
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve

8 Shtator, 2025 7:57 am
Viti i ri shkollor nis më 8 shtator
Aktualitet

Nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin

8 Shtator, 2025 7:55 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 8 shtator 2025

8 Shtator, 2025 7:53 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

7 Shtator, 2025 10:42 pm
Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
Bota

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

7 Shtator, 2025 9:42 pm
Para
Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas, dënohet me burg përjetë Besnik Pjetri 

Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas, dënohet me burg përjetë Besnik Pjetri 

Video/Tentoi të rrëmbejë vëllezërit Beqiraj, policia jep detaje në lidhje me arrestimin e krahut të djathtë të “Rrumit të Shijakut” 

Video/Tentoi të rrëmbejë vëllezërit Beqiraj, policia jep detaje në lidhje me arrestimin e krahut të djathtë të “Rrumit të Shijakut” 

Tiranë/Vula, leje qarkullimi, libreza dhe deklarata noteriale! Zbulohet kompania që falsifikonte dokumentet, 3 në pranga 

Tiranë/Vula, leje qarkullimi, libreza dhe deklarata noteriale! Zbulohet kompania që falsifikonte dokumentet, 3 në pranga 
















TE FUNDIT

Si i prodhon dhe përdor Rusia granatat kimike kundër Ukrainës

Si i prodhon dhe përdor Rusia granatat kimike kundër Ukrainës
8 Shtator, 2025

Faqja online e Institutit të Kërkimeve Shkencore për Kimi të Aplikuar të Rusisë (NIIPH) ka shumë fotografi të fishekzjarrëve dhe...

Lexo më shumë

Atentati me dy viktima në Shkodër, reagon Policia

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
8 Shtator, 2025

Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka...

Lexo më shumë

OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike

OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike
8 Shtator, 2025

Një në tetë vetë vuan nga çrregullime psikike, pavarësisht nga mosha, prejardhja ose seksi. Pasojat personale dhe shoqërore janë dramatike....

Lexo më shumë

Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori

Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori
8 Shtator, 2025

Ka shkuar në dy numri personave që kanë humbur jetën në një atentat të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com