Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, është takuar ditën e sotme me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçajn.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasadori nëpërmjet një postimi në platformën “X”.
Diplomati evropian u shpreh se kanë diskutuar punën e gjykatës dhe për bashkëpunimin në mbështetje të institucionit që ajo drejton.
Postimi i plotë i Silvio Gonzato:
“Kënaqësi të takoja znj. Holta Zaçaj, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Diskutuam për punën e Gjykatës dhe bashkëpunimin tonë të ardhshëm në mbështetje të këtij institucioni kyç të sistemit demokratik të Shqipërisë.” shkruan ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato në rrjetin social “X”.