Izraeli ka kërkuar ditën e sotme nga Bashkimi Evropian sankisone ndaj Iranit.
Kjo kërkesë ka ardhur pasi forcat e Republikës Islamike kanë ‘kapur’ një anije mallrash në ngushticën e Homuzit.
Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Israel Katz, deklaroi se Garda Revolucionare e Iranit duhet të shpallet organizatë terroriste.
“Regjimi i Ayatollah i Khameneit është një regjim kriminal që mbështet krimet e Hamasit dhe tani po kryen një operacion pirat në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. I bëj thirrje Bashkimit Evropian dhe botës së lirë që të shpallin menjëherë trupat e Gardës Revolucionare iraniane një organizatë terroriste dhe të sanksionojnë Iranin tani”, theksoi ai.
Gjithashtu edhe ShBA ka vendosur anije luftarake në pozicione për të mbrojtur jo vetëm Izraelin, por edhe forcat e veta në Lindjen e Mesme, mes shqetësimeve në rritje se Irani mund të nisë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit hebre.