Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzohet si i përfshirë në kultivim droge, arrestohet vëllai i deputetit të PS në Lezhë

2024/04/11 at 10:59 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzohet si i përfshirë në kultivim droge, arrestohet vëllai i deputetit të PS në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar vëllain e deputetit të PS-së, Eduard Ndreca, Armando Ndreca.

Arrestimi i tij është bërë pas një operacioni antidroge në këtë qytet, ndërsa akuzohet si i përfshirë në kultivim droge.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Imazhi 1”, në zbatim të planit të posaçëm operacional policor, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Kishin përshtatur një ambient (stan), në pyjet e fshatit Kashnjet, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast u ndalua dhe një 32-vjeçar i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Nga ky ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

Më tej, në banesat e 2 të arrestuarve në flagrancë, Policia gjeti 3 armë të ftohta dhe 1 maskë.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë, për të zbatuar planin e posaçëm operacional policor që ka si objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike në ambiente të hapura ose të mbyllura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Lezhë, me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Imazhi 1”.

Gjatë operacionit, në pyjet e fshatit Kashnjet, u zbulua një ambient (stan) i përshtatur me llamba që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, u bënë të mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve A. N., 27 vjeç dhe E. Sh., 28 vjeç, të dy banues në Koplik. Më tej, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast u ndalua dhe shtetasi A. N., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Nga ky ambient, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë
Kronikë

Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë

13 Qershor, 2025 10:35 am
Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Bota

Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

13 Qershor, 2025 10:08 am
Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit
Bota

Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit

13 Qershor, 2025 9:52 am
Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë: Nuk kam se çfarë them
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë: Nuk kam se çfarë them

13 Qershor, 2025 9:49 am
Analiza nga BBC: Arsyeja pse Izraeli sulmoi Iranin dhe pse pikërisht tani?
Bota

Analiza nga BBC: Arsyeja pse Izraeli sulmoi Iranin dhe pse pikërisht tani?

13 Qershor, 2025 9:47 am
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Kryesore

Grabitën taksistin dhe një punonjës karburanti/ Pranga 23-vjeçares, në kërkim…

13 Qershor, 2025 9:40 am
Analizë/ Çfarë ndodh tani? Irani do të sulmojë Izraelin me gjithë fuqinë
Bota

Analizë/ Çfarë ndodh tani? Irani do të sulmojë Izraelin me gjithë fuqinë

13 Qershor, 2025 9:38 am
A do të pezullohen ndihmat për Ukrainën? Ja çfarë thotë Donald Trump
Bota

Trump ishte në dijeni të sulmeve ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 9:30 am
Izraelitët përgatiten për hakmarrjen e Iranit, furnizohen me ushqime dhe ujë
Bota

Izraelitët përgatiten për hakmarrjen e Iranit, furnizohen me ushqime dhe ujë

13 Qershor, 2025 9:26 am
Zbulohet rasti i lojërave të fatit të paligjshme në Korçë, arrestohen dy persona
Kronikë

Zbulohet rasti i lojërave të fatit të paligjshme në Korçë, arrestohen dy persona

13 Qershor, 2025 9:07 am
Para
Mandati i Xhaçkës/Bardhi-Nikollës: Ndërprisni seancën! S’dimë akoma qëndrimin tuaj. Çuçi: Do e dërgojmë në Kushtetuese 

Mandati i Xhaçkës/Bardhi-Nikollës: Ndërprisni seancën! S’dimë akoma qëndrimin tuaj. Çuçi: Do e dërgojmë në Kushtetuese 

Vidhnin automjete luksoze në Zvicër dhe i trafikonin në Shqipëri, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët 

Vidhnin automjete luksoze në Zvicër dhe i trafikonin në Shqipëri, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët 

Komisioni për Dezinformimin/Tabaku: Ky Parlament ka pasur boll komisione qesharake dhe nuk kanë prodhuar asgjë 

Komisioni për Dezinformimin/Tabaku: Ky Parlament ka pasur boll komisione qesharake dhe nuk kanë prodhuar asgjë 

TE FUNDIT

Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë

Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë
13 Qershor, 2025

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Tiranë  ka pezulluar nga detyra tre punonjës policie të Forcave të Posaçme “Shqiponja” Pezullimi i...

Lexo më shumë

Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
13 Qershor, 2025

Irani ka kërkuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar sulmet e Izraelit...

Lexo më shumë

Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit

Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit
13 Qershor, 2025

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio tha se nuk kishte përfshirje ose ndihmë të Shteteve të Bashkuara në sulmet e Izraelit...

Lexo më shumë

Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë: Nuk kam se çfarë them

Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë: Nuk kam se çfarë them
13 Qershor, 2025

Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në Apelin e Posaçëm në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. “Nuk kam...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com