Opozita ka paralajmëruar sot një protestë para bashkisë së Tiranës, e cila do të mbahet në orën 11:00, kohë kur do të ketë nisur seanca në Kuvend.
Mësohet se po merren masa edhe pranë Kuvendit, në rast se protestuesit do të zhvendosen pranë godinës së Parlamentit.
Në pamje duket se si një autobot uji vendoset pranë hyrjes së Kuvendit.
Kujtojmë se protesta e opozitës po mbahet për dosjen 5D.