Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç-Macronit: Kosova s’ka bërë asgjë për përparimin e dialogut

2024/04/08 at 10:02 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vuçiç-Macronit: Kosova s’ka bërë asgjë për përparimin e dialogut

Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiç, gjatë një adresimi të përbashkët në Paris me homologun francez, Emmanuel Macron, tha se qëndrimi se Prishtina dhe Beogradi “kanë bërë diçka” në dialogun për normalizimin e raporteve nuk është i vërtetë, pasi “njëra palë nuk ka bërë asgjë”, duke iu referuar Kosovës.


Gjatë konferencës për media pas takimit me Macronin, Vuçiç foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Udhëheqësi serb pretendoi se Serbia ka përmbushur “tri gjëra” sa i përket Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit – të arritur vitin e kaluar – dhe parakusht i saj, sipas tij, ka qenë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që Kosova nuk e ka përmbushur.

“[Kosova] po kryen shpronësim në veri, nuk ka hetim për plagosjen e serbëve në Kosovë”, tha Vuçiç.

Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit shkurtin e vitit të kaluar në Bruksel, ndërkaq në mars të vitit 2023, në Ohër u pajtuan për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Zyrtarët në Beograd vazhdimisht kanë thënë se nuk do të zbatojnë të 11 pikat e marrëveshjes. Kosova po ashtu deri më tani nuk ka zbatuar obligimet e saj, veçmas ato që kanë të bëjnë me themelimin e Asociacionit.

Paraprakisht, Brukseli kishte akuzuar të dyja palët për moszbatimin e marrëveshjes.

Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se “çështja e Kosovës është një premtim dhe zotim për të ardhmen e rajonit” dhe se e gjithë kjo është përfshirë në marrëveshjen e arritur vitin e kaluar.

“Franca do të sigurohet që çdo hap i marrëveshjes do të përmbushet”, tha Macron.

Ai po ashtu tha se është e rëndësishme që të gjithë pjesëmarrësit në sulmin në Banjskë të arrestohen.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup serbësh të armatosur sulmuan policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter. Gjatë shkëmbimit të zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova ka akuzuar Serbinë se qëndron prapa sulmit, akuzë që është hedhur poshtë nga Beogradi.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

“Po ashtu dua që Prishtina të respektojë zotimet e saj, si dhe që zgjedhjet të respektohen me legjitimitet të plotë demokratik, veçanërisht në komunat me shumicë serbe”, tha Macron.

Para takimit në Paris, Vuçiç kishte thënë se do të diskutonte 14 tema me Macronin, duke nisur nga industria, bujqësia, inteligjenca artificiale e deri tek energjia bërthamore.

Pallati Elize njoftoi më herët se dy zyrtarët po ashtu do të bisedonin për integrimin evropian të Serbisë, raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe Macron “do të riafirmojë zotimin e tij për mbështetjen e plotë të integrimit evropian të Serbisë” dhe se “normalizimi i raporte me Kosovën është pjesë integrale e procesit të pranimit” në Bashkimin Evropian.

Ky ishte takimi i njëzetë ndërmjet Vuçiçit dhe Macronit deri më sot./ REL



Ju sugjerojmë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
-Kulturë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

18 Maj, 2025 1:12 am
Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
Kryesore

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

17 Maj, 2025 10:11 pm
Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Para
A është thirrur në SPAK? Flet Erion Veliaj

A është thirrur në SPAK? Flet Erion Veliaj

Korrupsioni/ Po vidhet më shumë apo kapen më shumë? Ndreca: Tani po funksionon drejtësia

Korrupsioni/ Po vidhet më shumë apo kapen më shumë? Ndreca: Tani po funksionon drejtësia

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 9 prill 2024
















TE FUNDIT

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
18 Maj, 2025

Shqipëria e përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovisionit, duke grumbulluar 218...

Lexo më shumë

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
17 Maj, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat...

Lexo më shumë

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
17 Maj, 2025

Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Nga rezultati i votave nga...

Lexo më shumë

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
17 Maj, 2025

Ndonëse ka pritur turistë edhe në muaj të tjerë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com