Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shkaktojnë kancer, ulin fertilitetin”, zbulohen kimikatet e rrezikshme te leukoplasti

2024/04/08 at 7:34 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shkaktojnë kancer, ulin fertilitetin”, zbulohen kimikatet e rrezikshme te leukoplasti

Sipas një raporti të “Environmental Health News”, leukoplastet e markave të ndryshme përmbajnë kimikate shumë të rrezikshme. Bëhet fjalë për kimikatet e quajtura PFAS.

Po çfarë janë ato?

Janë një kompleks i kimikateve sintetike që përdoren në produktet e konsumit prej vitit 1950. Ato përdoren përshembull për të shmangur ngjitjen e ushqimit te paketimi ose për t’i bërë rrobat më rezistente ndaj njollave. Molekulat PFAS kanë një zinxhir atomesh të lidhura të karbonit dhe florit. Për shkak se lidhja karbon-flor është një nga më të fortat, këto kimikate nuk shkatërrohen lehtësisht në mjedis.

Gjenden në mijëra produkte të zakonshme, duke përfshirë paketimin e ushqimit, ngjitësit, tapetet, veshjet, mobiljet, llaku, produktet e pastrimit, shampot apo produkte të tjera kozmetike. Madje edhe te shiu!

Siç shkruajnë mediat e huaja, nga 40 copa leukoplasti që u analizuan në laborator, 65% e tyre përmbanin shenja të kimikateve PFAS. Të emërtuara ndryshe si “kimikatet e përjetshme”, ka rreth 12 mijë lloje të tyre.

Pasojat shëndetësore?

Ekspozimi ndaj këtyre kimikateve, sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit mund të shkaktojë kancer, ulje të fertilitetit, presion të lartë gjaku te gratë shtatzëna, çrregullim hormonal, kolesterol të lartë, ulje të imunitetit etj. Ndërkohë, Qendra për Kontroll e Parandalim të Sëmundjeve bashkë me Institutin Kombëtar të Shkencave në SHBA thonë se rreth 97% e amerikanëve kanë PFAS në gjakun e tyre.

Vitet e fundit prania e këtyre kimikateve është vënë re edhe tek lentet e syve, tamponët, jastëkët, filli dentar, pelenat, prezervativët dhe sutjenat.

Zakonisht leukoplasti ka dy pjesë përbërse, njëra copë që bie në kontakt direkt me plagën dhe tjetra që është si fletë ngjitëse. Të dyja u testuan dhe në to u gjet sasi shumë e madhe e florit.

Megjithatë niveli i kimikateve ndryshonte nga marka në markë. Përshembull leukoplastet e “CVS Health” dhe “Band-AID” kishin nivelet më të ulëta të florit.

Edhe pse shëndeti ynë vihet në rrezik të madh nga këto kimikate, konsumatori nuk ka shumë zgjidhje në dorë, veçse të mos i përdorë kurrë…

Në 7 shtete si Kaliforni, Kolorado, Maryland, Uashington, Rhode Island, Minesota dhe Connecticut është miratuar ligji për kufizimin ose ndalimin e PFAS në një sërë produktesh konsumi.

Por sërish, ato gjenden kudo. Madje siç thoë një studiues “mijëra vite nga tani ekziston shansi që nëse gërmon të gjendet një shtresë e mirëfilltë flori në tokë.“/ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Autoritet e huaja kërkojnë pasuritë e krimit në Shqipëri
Aktualitet

Autoritet e huaja kërkojnë pasuritë e krimit në Shqipëri

17 Maj, 2025 4:03 pm
Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës
Bota

Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës

17 Maj, 2025 3:44 pm
Bobby Solo dhe Marco Zappa, super koncert më 3 qershor në Tiranë
Kryesore

Bobby Solo dhe Marco Zappa, super koncert më 3 qershor në Tiranë

17 Maj, 2025 3:22 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump: Jam lodhur me bisedimet për Ukrainën

17 Maj, 2025 3:11 pm
Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: 55 519 vota të pavlefshme brenda vendit
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: 55 519 vota të pavlefshme brenda vendit

17 Maj, 2025 3:02 pm
Macron e Zonja e Parë e Francës, në mbrëmjen e veçantë/Spiropali ndan pamjet
Aktualitet

Macron e Zonja e Parë e Francës, në mbrëmjen e veçantë/Spiropali ndan pamjet

17 Maj, 2025 2:39 pm
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Aktualitet

“Jam mik i fëmijëve të tu”/Mashtronte qytetarët dhe u merrte para,pranga 64-vjeçarit

17 Maj, 2025 2:17 pm
Eurovision 2025: “E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi kanë?”
Kryesore

Eurovision 2025: “E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi kanë?”

17 Maj, 2025 2:05 pm
‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë
Aktualitet

‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë

17 Maj, 2025 1:51 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Aktualitet

“Beteja e hapur në të gjitha frontet”/ Berisha: Rama nuk do ta gëzojë këtë mandat!

17 Maj, 2025 1:41 pm
Para
Rama shtron iftar për besimtarët myslimanë: Zoti na pjektë me hajër, paqe drejt Bajramit

Rama shtron iftar për besimtarët myslimanë: Zoti na pjektë me hajër, paqe drejt Bajramit

Makinat elektrike, në qendër të luftës së re tregtare SHBA – Kinë

Makinat elektrike, në qendër të luftës së re tregtare SHBA - Kinë

Shefi i Rendit të Korçës i bllokon derën, në fund e padit edhe për shpifje: Më prish punë me gradat

Shefi i Rendit të Korçës i bllokon derën, në fund e padit edhe për shpifje: Më prish punë me gradat

TE FUNDIT

Autoritet e huaja kërkojnë pasuritë e krimit në Shqipëri

Autoritet e huaja kërkojnë pasuritë e krimit në Shqipëri
17 Maj, 2025

Autoritetet e huaja që kanë identifikuar në vendet e tyre grupe kriminale shqiptare, kryesisht të përfshira në trafikun e drogës,...

Lexo më shumë

Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës

Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës
17 Maj, 2025

Ushtria izraelite njoftoi se ka filluar një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës.  Ushtria e bëri këtë...

Lexo më shumë

Bobby Solo dhe Marco Zappa, super koncert më 3 qershor në Tiranë

Bobby Solo dhe Marco Zappa, super koncert më 3 qershor në Tiranë
17 Maj, 2025

Dy nga emrat më të njohur të muzikës italiane, Bobby Solo dhe Marco Zappa, do të performojnë për herë të...

Lexo më shumë

Trump: Jam lodhur me bisedimet për Ukrainën

“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
17 Maj, 2025

Pas turit 4-ditor në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për Fox News shprehu besim për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com