Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet është mbledh në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës.
Mbledhja vjen pasi Gjykata Kushtetuese vendosi mospranimin e kërkesës së 14 deputetëve demokratë.
Bardhi ka kërkuar që kjo çështje të vendoset në pikën e parë të rendit të ditës në seancën e ardhshme plenare.
“Ju kërkoj që çështje të mos zvarritet më tej dhe do duhet të jetë pikë e parë e rendit të ditës në seancën e ardhshme.
Këshilli i Rregullores dhe mandateve nuk ka çfarë ti shqyrtojë më sepse ne e kemi bërë njëherë dhe qëndrimet tona janë të qarta.
Ju keni marrë në mbrojtje Xhaçkën, ne kemi kërkuar që të verifikohet nga Kushtetuesja.
Kushtetuesja ka marrë në shqyrtim edhe rolin e këtij këshilli dhe juve ju ka gjetur në shkelje të kushtetutës dhe deputetët e opozitës i ka gjetur në respekt të saj.
Zbatimi i vendimit të Kushtetueses të përfshihen në rendin e ditës në seancën e ardhshme.
Raportin e keni gati. Do duhet të shkojë raporti i opozitës, sepse këtë ka thënë Gjykata Kushtetuese.
Atë raport futemi për votim dhe çështja të shkojë për shqyrtim në themel në Gjykatën Kushtetuese”,-tha Bardhi.