Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis Mbledhja e Komisionit për Europën të UNWTO, Kumbaro: Shqipëria rishpiku vetveten përmes forcës së turizmit

2024/04/08 at 10:30 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nis Mbledhja e Komisionit për Europën të UNWTO, Kumbaro: Shqipëria rishpiku vetveten përmes forcës së turizmit

Ka nisur mëngjesin e sotëm në Tiranë takimi i 70-të i Komisionit për Europën i Organizatës Botërore të Turizmit, ku marrin pjesë drejtuesit e kësaj organizate si Sekretari i Përgjithshëm i OBT Zurab Pololikashvili, Drejtoresha Ekzekutive Natalia Bayona dhe ministra e përfaqësues të sektorit të turizmit nga 40 shtete të kontinentit.

Për vitin 2023 ishte Barometri i Organizatës Botërore të Turizmit që e renditi Shqipërinë në vendin e parë në Europë dhe të katërtën në botë për rritjen e flukseve turistike.

Ministrja Kumbaro në fjalën e saj tha se të dhënat e fundit të hyrjeve në turizëm tregojnë se ka gjasa që Shqipëria të mbetet në krye të listës.

“Në 2023 pritëm 10,1 milionë turistë. Shumë sfiduese, por është nga ato rastet që tregon se kur punët bëhen me dashuri dhe përkushtim për realizimin e një vizioni, kur jemi bashkë me profesionistët e turizmit, investitorët, turoperatorët, partnerët e duhur ndërkombëtarë, nuk ka asgjë që nuk mund të arrihet.

I dashur Zurab, më duhet të të njoftoj se edhe këtë me shumë gjasë do të na gjesh sërish në krye të listës, sepse me shifrat e fundit, për tre muajt e parë të vitit 2024 Shqipëria mirëpriti 1,7 milionë vizitorë të huaj ose rreth 60% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ama përtej shifrave, Shqipëria, ose “Perla e pazbuluar e Mesdheut”, siç shumë prej gazetave ndërkombëtare vijojnë  ta quajnë, po përjeton kohën e vet të transformimit nga turizmi jo thjesht si “ekonomi e kënaqësisë”, por mbi të gjitha si një formë emancipimi shoqëror.

Falë turizmit, sot Shqipëria e ka më të lehtë që të tregojë bukuritë e saj, njerëzit e saj, energjitë e saj dhe rolin e saj në këto kohëra të trazuara. Në këto dy vite po shkruajmë një kapitull të ri të bashkëpunimit me Organizatën Botërore të Turizmit dhe jam falenderuese ndaj gjithë kolegëve në këtë sallë për besimin ndaj Shqipërisë”, vazhdoi ministrja Kumbaro.

“Sot Shqipëria është një surprizë e bukur në zhvillimin e turizmit global, gati-gati një simbol se ashtu si njerëzit – edhe vendet mund ta rishpikin vetveten brenda pak vitesh, – duke tejkaluar momentet e vështira për shkak të lojërave të historisë e duke u kthyer, me forcën e turizmit, në vendin që po ngjall kureshtjen e të gjithëve si destinacion i shumëdëshiruar”, tha ndër të tjera në fjalën e saj Kumbaro.

Ky takim i Komisionit për Europën të UNWTO do të vijojë me Konferencën e Investimeve për Zhvillimin e Ekonomisë që do të mbahet më datë 9 prill, ku do të prezantohet edhe udhërrëfyesi: Tourism Doing Business: Investing in Albania”.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Lezhë/ Sekuestrohen mbi 2 mijë fara kanabisi, arrestohen 5 persona

Lezhë/ Sekuestrohen mbi 2 mijë fara kanabisi, arrestohen 5 persona

Makina e policisë kapërcen bordurën, përplaset me një mjet tjetër në qendër të Shkodrës

Makina e policisë kapërcen bordurën, përplaset me një mjet tjetër në qendër të Shkodrës

Rama: 10 milionë turistë vitin që lamë pas, sfidë ruajtja e natyrës

Rama: 10 milionë turistë vitin që lamë pas, sfidë ruajtja e natyrës

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com