Këto janë pamjet e makinës së djegur të funksionares së bashkisë së Vlorës.
Makinës së drejtoreshës së tatim-taksave në Bashkinë e Vlorës, Anjeza Shiko, iu është vendosur flaka gjatë mbrëmjes në garazhin, ku e kishte parkuar.
Siç shihet në foto, xhami i përparmë i mjetit tip “Volkswagen” është i thyer, ndërsa është djegur pjesërisht.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” mbrëmjen e së dielës (7 prill), ndërsa në polici janë shoqëruar disa shtetas.