Deborah Keçi, e cila është nën hetim nga SPAK për “shpërdorim detyre”, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e GJKKO-së për rivlersimin e masës së sigurisë.
Deborah Keçi është mes zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për abuzim me tenderat dhe favorizim të kompanisë “5D” në pronësi të Mariglen Qatos dhe Redi Mollajt.
Për të, Gjykata e Posaçme caktoi pak ditë më parë masën detyrim paraqitje, së bashku me katër zyrtarë të tjerë për shkelje të barazisë në tendera. Ndërsa në arrest me burg u lanë tre ish-drejtorë të bashkisë Tiranë.
Hetimi zbuloi se ish-drejtorët, ai i Ujësjellësit, Redi Molla dhe i IKMT-së Mariglen Qato, në harkun kohor të viteve 2016-2020 kishin favorizuar në së paku nëntë procedura tenderimi kompaninë “5D Construction”, e cila rezulton dhe me dy emra të tjerë.
Sipas SPAK, pronarët e kësaj kompanie janë Qato dhe Molla, edhe pse rezulton e regjistruar në emra të tjerë.