Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadorët e QUINT-it takohen me krerët e Kosovës

2024/04/03 at 7:50 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasadorët e QUINT-it takohen me krerët e Kosovës

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it u takuan të mërkurën pasdite me krerët e shtetit të Kosovës, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, njoftoi Presidenca. Në një njoftim të shkurtër në Facebook, Presidenca tha se temë e takimit ishte synimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pa dhënë hollësi të tjera.

Kosova synon të anëtarësohet në Këshillin e Evropës në muajt në vijim, pasi javën e kaluar, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandoi se ajo ika plotësuar kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës. Asambleja Parlamentare pritet të votojë për anëtarësimin e Kosovës në prill, dhe nëse ajo jep dritën jeshile, atëherë fjalën përfundimtare duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës në Maj.

Serbia votoi kundër raportit të Bakoyannis dhe synon ta vazhdojë kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, megjithëse asaj i kërkohet të mos e kundërshtojë anëtarësimin e vendit fqinj në asnjë organizatë ndërkombëtare në përputhje me Marrëveshjen Bazë që palët e arritën në dialogut e ndërmjetuar nga BE-ja në shkurt të vitit 2023.

BE-ja thotë se Marrëveshja Bazë është ligjërisht e detyruese për Kosovën dhe Serbinë. Ditë më parë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se reagimi i Serbisë duhet të jetë “i fortë, serioz dhe i përgjegjshëm” ndaj anëtarësimit të mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Anëtarësimi i Prishtinës është riaktualizuar në javët e fundit, pasi, me kërkesën e Qeverisë së Kosovës drejtuar Agjencisë Kadastrale për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, është përmbushur njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim.

Në mars, Shtetet e QUINT-it e mirëpritën vendimin e Qeverisë së Kosovës që Agjencia Kadastrale ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për pronën e Manastirit të Deçanit. Në QUINT bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia./REL

Ju sugjerojmë

Deputetët e rinj të PS nisin sot zyrtarisht “shkollën”/ Selia rozë i përgatit për…
Aktualitet

Deputetët e rinj të PS nisin sot zyrtarisht “shkollën”/ Selia rozë i përgatit për…

20 Qershor, 2025 10:30 am
Kultivuan 8 miniparcela me kanabis.Iu gjetën 20 mijë €, armë e municion, 2 në pranga
Aktualitet

Kultivuan 8 miniparcela me kanabis.Iu gjetën 20 mijë €, armë e municion, 2 në pranga

20 Qershor, 2025 10:24 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës

20 Qershor, 2025 10:10 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Kallëzohet nga një e mitur se e ngacmoi seksualisht, pranga 39 vjeçarit

20 Qershor, 2025 10:04 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Fushë-Krujë/ Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali. Detajet nga ngjarja

20 Qershor, 2025 9:52 am
Trump e konsideroi një “shënjestër të lehtë”/ Khamenei: Beteja fillon
Bota

Khamenei: Izraeli po ndëshkohet tani. Përgjigjja më e vogël ndaj krimeve të kryera

20 Qershor, 2025 9:51 am
Tiranë/ Spanjolle, kolumbiane, ruse, goditet rrjeti i prostitucionit, në pranga 7 vajza
Aktualitet

Durrës/ Përshtatën vilën me qira për shfrytëzim prostitucioni, arrestohen 4 kineze

20 Qershor, 2025 9:34 am
Iran-Izrael: A ka diplomacia ende një shans?
Bota

Iran-Izrael: A ka diplomacia ende një shans?

20 Qershor, 2025 9:12 am
Ngjyra, ritëm dhe histori! 400 artistë nga Europa “ndezin” Durrësin
Aktualitet

Ngjyra, ritëm dhe histori! 400 artistë nga Europa “ndezin” Durrësin

20 Qershor, 2025 9:04 am
Nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës dhe shpresës
Bota

Nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës dhe shpresës

20 Qershor, 2025 8:53 am
Para
Familjet e pengjeve izraelite protestojnë në parlamentin e Izraelit

Familjet e pengjeve izraelite protestojnë në parlamentin e Izraelit

Netanyahu “tradhtohet” nga të vetët, ministri i tij kërkon zgjedhje të parakohshme

Netanyahu "tradhtohet" nga të vetët, ministri i tij kërkon zgjedhje të parakohshme

Bie WhatsApp, probleme me dërgimin e mesazheve

Bie WhatsApp, probleme me dërgimin e mesazheve

TE FUNDIT

Deputetët e rinj të PS nisin sot zyrtarisht “shkollën”/ Selia rozë i përgatit për…

Deputetët e rinj të PS nisin sot zyrtarisht “shkollën”/ Selia rozë i përgatit për…
20 Qershor, 2025

54 deputetët e rinj të Partisë Socialiste, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, nisin sot zyrtarisht “shkollën verore”. Ata...

Lexo më shumë

Kultivuan 8 miniparcela me kanabis.Iu gjetën 20 mijë €, armë e municion, 2 në pranga

Kultivuan 8 miniparcela me kanabis.Iu gjetën 20 mijë €, armë e municion, 2 në pranga
20 Qershor, 2025

Finalizohet në Kavajë pas 1 muaj hetimesh operacioni policor i koduar “Lekaj”.  Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në...

Lexo më shumë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
20 Qershor, 2025

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak pas mesnate në fshatin Halilaj të Fushë Krujës. Persona, ende të paidentifikuar,...

Lexo më shumë

Kallëzohet nga një e mitur se e ngacmoi seksualisht, pranga 39 vjeçarit

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
20 Qershor, 2025

Një 39- vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pas një kallëzimi nga një 13-vjeçare se është ngacmuar seksualisht. Uniformat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com